Connect with Us

Katër këshilla për të aplikuar pudrën në mënyrën e duhur

Femra

Katër këshilla për të aplikuar pudrën në mënyrën e duhur

Publikuar

-

keshilla per te aplikuar kremin puder

Aplikimi i pudrës së gabuar do të prishë jo vetëm foton perfekte për Instagram, por do t’ju rrisë në moshë dhe mund të dëmtojë lëkurën në periudhë afatgjate. E kush e kishte menduar, se formula e gabuar apo një ton më i mbyllur kremi pudër do të na hapte kaq shumë probleme? Më shumë sesa ana estetike, shqetësohemi për shëndetin e lëkurës, ndaj dhe Living më poshtë do të listojë të gjitha gabimet që nuk duhet të bëjmë me produktet e grimit e fondatinën veçanërisht.

Si të aplikoni kremrat e lehtë BB të pigmentuar
Formulat e lehta si hidratuesit e pigmentuar (kremrat ​​BB, ose krem ​​CC) mund t’i aplikoni direkt në lëkurë me gishta, pa ndihmën e një mjeti specifik.

Si të aplikoni fondatinat kremoze apo likuide
Për kremrat e lëngshëm, të cilat janë më të hollë, përdorni një furçë bazë të dendur për të përhapur produktin në sipërfaqe të mëdha dhe më pas përfundoni pamjen me një sfungjer që fikson kremin pudër. Sfungjeri shpërndan më mirë kremrat e trashë

Ndërsa për sa i përket pudrave pluhur apo ato të presuarat përhapen mirë me ndihmën e furçave. Ekspertët bien dakord gjithashtu që korrektori duhet të aplikohet pas fondatinës dhe tani që morët informacionin bazë do të përmendim disa nga gabimet më të shpeshta që bëjnë vajzat kur lyhen.

1. Mos e anashkaloni kremin bazë.Ky produkt bën që makeup-i të qëndrojë më gjatë dhe mos të krijohen ato vija të holla të rrudhave të para.
2. Mos aplikoni kremin pudër menjëherë pas hidratantit.
Gjithmonë jepni kohë hidratantit (15 minuta) të përthithet plotësisht në lëkurën tuaj para se të aplikoni fondatinën
3. Kini kujdes me sasinë e produkteve që përdorni ! Nëse e teproni, ju rrezikoni të mbyllni poret e lëkurës produkt pas produkti duke ndikuar në cilësinë dhe dukjen e lëkurës.
4. Mos harroni qafën!
Për të shmangur atë krijimin e një maske, gjithmonë përhapeni fondatinën edhe në pjesën  e qafës edhe veshëve nëse i keni flokët e kapura

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Femra

Tre rregulla bukurie që do t’ju bëjnë të dukeni mirë pa u munduar shumë

Publikuar

-

Nga

keshilla bukurie

Mblidh flokët gjatë gjumit

Mund t’i kapësh me një lidhëse, apo thjesht t’i largosh nga fytyra. Është shumë e rëndësishme që të largosh flokët nga fytyra gjatë gjumit.  Flokët kanë elemente të dëmshëm si pluhur apo elemente të tjera, që mund të shkojnë në lëkurën e fytyrës gjatë gjumit.

Hiq makeup-in para se të flesh

Pjesa më e madhe e grave bën tualet çdo ditë, kjo bën pjesë në normalitetin e tyre. Ka rëndësi që çdo natë para se të bini në gjumë të hiqni tualetin. Kjo duhet bërë për të çliruar poret dhe për t’i dhënë mundësi atyre që të marrin oksigjen.  Gjithashtu nëse qendroni për shumë kohë me makeup në fytyrë nga bllokimi i poreve mund t’ju krijohen akne, apo puçra.

Të qendrosh e hidratuar

Hidratimi gjatë ditës ndihmon në uljen e fryrjes si dhe në eleminimin e toksinave në trup.  Kjo bën që edhe lëkura të duket më e butë si dhe të jetë më e shëndetshme.  Të pish ujë rregullisht gjatë ditës është një këshillë që mjekët dhe estetistët e japin me shumë entuziazëm. Kjo jo vetëm për shëndetin e lëkurës, por edhe për shëndetin e përgjithshëm./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Femra

Brenda mendjes së grave/ Ju zbulojmë fantazitë më të errëta të tyre

Publikuar

-

Nga

fantazite e grave

Një studim tregon se gratë mund të arrijnë orgazmën edhe me anë të imagjinatës. Ajo çka imagjinojnë më shumë gratë është një burrë i tretë në marrdhënien e tyre.

Një tjetër  ekspert shprehet, se gratë nuk kanë fantazi seksuale që lidhen me përdhunimet. Gjithsesi ato mund të “aktrojnë” sikur janë duke përdhunuar për të përmbushur fantazitë e partnerëve.

Të të shohin teksa bën seks është eksituese për gratë dhe bën pjesë në fantazitë më të gjalla të grave. Në vendin e parë të sipas studimeve është fantazia e grave për të bërë seks në publik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Femra

Cilësitë e një gruaje me klas/ Nuk kanë të bëjnë aspak me veshjet e shtrenjta

Publikuar

-

Nga

cilesite e nje gruaje me klas

Edukatë dhe mirësjellje

Një grua me klas nuk është kurrë agresive, ajo e ngre zërin shumë rrallë dhe i trajton të tjerët me respect dhe mirësjellje. Është shumë e gatshme që të zgjidhë problemet dhe keqkuptimet me dialog. Nuk i ka qejf thashethemet dhe nuk i kushton aspak rëndësi fjalëve që thuhen për dikë, apo diçka.

Buzëqeshja

Një grua me klas është e qeshur dhe  e njeh mirë vlerën e një buzëqeshje. Vështirë ta shohësh atë të acaruar apo të vrenjtur. Ajo e di mirë që buzëqeshja është çelësi më i mirë për të dalë nga situatat e sikletshme.

Aroma

Cilido qoftë stili i saj, një grua me klas di që t’i përshtasë edhe aromën në mënyrë perfekte. Ato më romantiket zgjedhin aroma lulesh, ndërsa gratë më të forta zgjedhin aroma më karakteristike.  Çdo grua me klas ka një aromë të vetën e cila e dallon nga gratë e tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: