Connect with Us

Si të shpëtosh nga getat e grisura/ Pesë marifete për të hequr qafe sikletin

Kuriozitete

Si të shpëtosh nga getat e grisura/ Pesë marifete për të hequr qafe sikletin

Publikuar

-

geta te grisura marifete per te shpetuar

1.Futini në ngrirje: E dimë çfarë po mendoni në këto momente. Me siguri kjo ju duket këshilla më  absurde që keni lexuar ndonjëherë, por ja që funksionon dhe duhet bërë vetëm një herë. Sipas ekspertes Denise Caldwell, gjëja e parë që duhet të bëni pasi blini geta të reja është t’i lagni me ujë të ftohtë dhe më pas t’i fusni në ngrirje, ashtu siç tregohet në fotohrafinë e mëposhtme.

2. Lyeni getat me llak flokësh: Jeni bërë gati, fustani dhe truku duken mirë, por mungojnë vetëm getat? Para se të dilni nga shtëpia, mos harroni që të spruconi pak llak flokësh në të gjithë gjatësinë e tyre. Llaku i flokëve i ndihmon të qëndrojnë të fiksuara dhe nuk lë kurrfarë shenje. I njëjti truk këshillohet edhe për çorapet prej najloni ose dantelle.

3.Lyeni këmbët me krem para se të vishni getat: Jo vetëm fytyra, por edhe pjesët e tjera të trupit kanë nevojë të hidratohen. Lyerja e këmbëve paraprakisht me krem, bën që getat të rrëshqasin më lehtë dhe ju ndihmon t’i tërhiqni sa më lart. Kini kujdes me gjatësinë e thonjve të këmbës. Mund të jetë shkaku kryesor pse shihni gropëza të vogla tek fillimi i getave.

4.Larja: Gabimi i parë që bëjnë shumë femra është t’i fusin getat direkt në lavatriçe. Pavarësisht dendësisë së tyre, janë delikate ndaj mos rrezikoni më kot, por lajini me dorë ose futini brenda një këllëf jastëku kur i lani. Një truk tjetër interesant është që gjatë larjes me dorë, të shtoni 1 lugë sheqer në legen ose kovë. Çuditërisht sheqeri e bën më rezistent materialin e getave.

5.Blini një produkt cilësor: Përpara se të blini geta kontrollojini me doë në gjithë sipërfaqen e tyre dhe kushtojini rëndësi cilësisë së materialit. Nëse papritmas shihni në vrimë të vogël në geta, lyejeni me manikyr të tejdukshëm. Do të pengojë shqepjen në vende të tjera.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: