Connect with Us

Arzu djeg provat që Kaja ka kundër saj, ja ç’do ndodhë sot në Xhenet

Life Style

Arzu djeg provat që Kaja ka kundër saj, ja ç’do ndodhë sot në Xhenet

Publikuar

-

Arzu takohet me Halilin. Ai i thotë Arzus se e di vendin ku Kaja ka fshehur fotot dhe armën. Halil kërkon para nga Arzu në këmbim të fotove dhe armës. Arzu nuk pranon t’i japë para Halilit. Halil i thotë se ato para i duhen për familjen dhe se ai është i vetmi person që mund ta ndihmojë. Ai i jep një provë shumë të fortë Arzus për ta përdorur kundër Kajas. Melisa bën sikur ndihet fajtore që Xhenet u nda nga Selimi dhe i kërkon asaj falje. Kaja telefonon Xhenetin por ajo i thotë të qëndrojë larg saj. Selim shkon të bisedojë me Melisën dhe e akuzon se ajo ka bërë plan kundër Xhenetit. Selim ja bën të qartë Melisës se nuk do e dojë kurrë më shumë sesa një shoqe. Arzu shkon në shtëpinë e Kajas për të biseduar.

Ajo ndryshon sjellje ndaj Kajas dhe i kërkon të hanë darkën së bashku. Kaja gatuan për Arzun. Arzu arrin të marrë çelësin e dhomës së Kajas. Ajo i vë flakën tavolinës ku Kaja ka fshehur fotot. Kaja pret për Arzun por ajo vendos të largohet krejt papritur duke i thënë se fitoi. Kaja tronditet kur mëson se Arzu ka djegur dhomën ku mbante provat ndaj saj. Arzu i dërgon një letër Xhihanit ku i tregon se e di kush e vrau gruan e tij. Arzu takohet me Xhihanin. Mahir shkon në shtëpinë e Kajas dhe e rreh. Ai e kërcënon Kajan të qëndrojë larg familjes së tij.

Aktualitet

Vrasje të vogla/ Oja i merr Merves shtëpinë, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Oja kërkon të marrë shtëpinë e Merves dhe ëndërron të krijojë një familje të madhe. Merve e përqesh Ojan pasi mendon se ajo nuk mund të krijojë familje. Oja e kërcënon se do i tregojë provat Serhanit. Ajo i merr Merves edhe Rashelin. Komisari mëson se hetimet për vrasjen në Sarmashëk janë mbyllur. Ai vendos të mos ndalojë së zbuluari të vërtetën dhe i vihet pas Tajlanit. Tajlan ia mbath nga komisari por ai arrin ta kapë dhe e merr në pyetje. Tajlan i tregon komisarit se Merve dhe Oja gjithnjë kanë qenë armike por ditën e vrasjes ishin bërë ortake. Burxhu tronditet kur sheh se ka helmuar Mehmetin.

Arzu shkon në spital ndërsa Burxhu e ndjek pas. Arzu ka frikë se do e humbasë Mehmetin ndërsa Enver i gjendet pranë. Doktori njofton Arzun se Mehmet e ka kaluar rrezikun për jetë. Enver e kupton që Arzu vazhdon ta dojë Mehmetin dhe vendos të mbeten miq. Merve kërkon ndihmën e avokates por nuk i tregon asaj të vërtetën. Arzu dhe Mehmet rikthehen në shtëpinë e tyre dhe kuptojnë që nuk mund të qëndrojnë pa njëri-tjetrin. Arzu vendos ta falë Mehmetin. Mehmet shkon në shtëpinë e Burxhus dhe e kërcënon se do e vrasë. Serhan i tregon Mehmetin situatën e vështirë në të cilën ndodhet me Ojan.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rreziku i mbajtes së ushqimeve në frigorifer/ Ja cilat duhet t’i hiqni urgjentisht

Publikuar

-

Keni dëgjuar se buka duhet të mbahet në frigorifer që mos të prishet? E keni gabim.  Sipas ekspertëve lista e mëposhtme e ushqimeve nuk duhet mbajtur kurrë në frigorifer.

Përshembull, jemi të sigurtë se në frigoriferin tuaj tani, ka plot ushqime që s’e kanë vendin aty. Madje, po i prishni nëse i lini edhe më. Cilat janë këto ushqime?

 

Qepët: Zënë myk dhe squllen

 

Salca pikante: Shumica prej tyre mund të ruhen në dollap deri në 3 vjet

 

Borziloku: Fishket dhe absorbon aromat e mjedisit përreth

 

Patatet: Bëheni si me rërë, gjë që ndikon në shijen e tyre

 

Alkooli: Duhet ruajtur në temperaturën e dhomës

 

Buka: Ndonëse na është thënë që një bukë e vendosur në frigorifer, mund të qëndrojë për ditë të tëra dhe të konsumohet pa problem më pas, e vërteta është ndryshe. Thahet!

 

Mjalti: Në frigorifer mjalti kristalizohet dhe bëhet më i trashë shumë më shpejt

 

Domatet: Humbasin shijen dhe cilësinë

 

Shalqini: Humbet antioksidantët

 

Hudhra: Ju dalin filiza dhe myken

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

200 milionë dollarë fitime/ Njihuni me filmin i cili po “pushton” kinematë botërore

Publikuar

-

2 javë më parë në kinematë botërore u shfaq prodhimi kinematografik “The Lion King” i cili është pritur me padurim nga fansat e filmave të animuar.Filmi po korr shumë sukses edhe për shkak të pranisë së Beyonces në rolin e Nalës.

Mësohet se gjatë të premtes që lamë pas nga transmetimi i filmit në kinema janë fituar 78.5 milionë dollarë dhe pritet që deri në fund të javës të kapë shifrën prej 200 milionë dollarësh.

Për pak pritet që ky film të kalojë edhe fitimet e risjelljes së filmit të animuar “Aladdin”, premiera e të cilit ishte në maj të këtij viti.

Më parë rekordin për filmin më të shitur e mbante “Beauty and The Beast”, ku vetëm në një fundjavë u fituan 175 milionë dollarë.

 

LEXO TE PLOTE