Life Style
Misioni i ri i Youtube, bllokimi i komenteve në videot e fëmijëve për të luftuar pedofilinë

Një nga rrjetet sociale më të përdorura në botë, kryesisht për të dëgjuar muzikë dhe për të parë video, është duke bllokuar komentet pothuajse në të gjitha materialet për fëmijë. Kjo, pas raporteve të vazhdueshme që një rrjet i organizuar pedofilësh janë duke i përdorur këto komente për t’u ekspozuar tek fëmijët.
“Youtube” shkruajti në faqen e saj zyrtare pak ditë më parë për vendimin që kishte marrë, për të bllokuar komentet në video kryesisht që shihen nga moshat më të vogla se 13 vjeç. Gjithashtu, ata do të marrin masa edhe ndaj komenteve në video që shihen nga adoleshentët të moshave nga 13 deri në 18 vjeç, të cilat sipas Youtube kanë natyrë të rrezikshme.
“Ne e dimë që komentet në rrjetin tonë janë një pjesë e rëndësishme e eksperiencës dhe e interaktivitetit. Nga ana tjetër, këto hapa që po ndërmarrim sot janë shumë të rëndësishme që të rinjtë të ndihen të sigurt kur përdorin platformën tonë.”- shkruan kompania.
Megjithatë, jo të gjitha videove që kanë të mitur pjesë të tyre ose që shihen nga ata, do t’i bllokohen komentet. Përjashimi do të bëhet për ato kanale të cilat arrijnë t’i kontrollojnë dhe kanë ndërmmarë tashmë hapa që t’i mbrojnë fëmijët nga çdo lloj abuzimi online. Kjo çështje filloi të diskutohet në momentin kur blogger-i i njohur Matt Watson nxorri një video në të cilën shpjegonte se një rrjet pedofilësh ishin duke shpërndarë video të fëmijëve, të cilët ishin të zhveshur ose në pozicione delikate. Gjithashtu ata komentonin detaje dhe fjalë ku i përshkruanin fëmijët në mënyrë abuzive.
Blogger-i gjithashtu tha se me anë të algoritmit që ka Youtube, është shumë e thjeshtë të përfundosh nga një video e një emisioni për fëmijë, tek xhirimet e këtyre pedofilëve. Për këta të fundit ishte shumë e thjeshtë që t’i dilin përpara materialet që shihen nga minorenët pikërisht për shkak të këtij algoritmi. Që nga ky denoncim, Youtube hoqi më shumë se 400 kanale dhe dhjetëra milionë komente nga plaftorma. Vendimi drastik për bllokimin e tyre erdhi edhe për shkak të një videoje të re që shfaqej në mes të disa materialeve në dukje normale, e quajtur “Momo challenge”, ku një personazh i filmave horror inkurajonte të vegjlit të lëndonin veten deri në vetëvrasje.
Sipas ekspertëve, problemi që duhet të zgjidhë Youtube tani është ai i algoritmit, i cili është shumë i bazuar në teoritë e konspiracionit dhe të informacionit “fake”. Duke vënë në rëndësi të parë promovimin dhe reklamat, llogaritja e shfaqjes së videove e ka bërë shumë të lehtë që në platformë të të sugjerohen video jo dhe aq të përshtatshme, ose me material të pavërtetë, apo që vijnë nga burime të pasigurta.
Lajme të Rekomanduara:

Injorues dhe kokëfortë/ 5 shenjat e horoskopit që nuk e durojnë dot që të tjerët t’iu tregojnë se çfarë duhet të bëjnë
Dashi Kur dikush i thotë një Dashi të mos bëjë diçka apo se po rrezikon nëse e bën një gjë, dijeni se si përfundim ai...

Janë mjeshtër të fjalës/ Këto shenja të horoskopit nuk e njohin frikën
Luani Luani është folës shumë i mirë në public pasi nuk ka frikë dhe as kompleks të dalë para njeërzve. Për ta është jetike dalja...