Connect with Us

Si do t’i përfitojë macja Choupette paratë e ikonës së Chanel?

Kryesore Show Biz

Si do t’i përfitojë macja Choupette paratë e ikonës së Chanel?

Publikuar

-

Fill pasi dizajneri i Chanel, Karl Lagerfeld, u nda nga jeta, nisën zërat se macja e tij Choupette është një ndër pretendentet kryesore për trashëguar pasurinë e ikonës së Chanel që shkon rreth 200 miliardë lekë.

Ndonëse ideja se Choupette do të shtrihej në një dhomë të mbushur me para qe bindëse, mund të jetë thjesht një fantazi.  Ligji Bloomberg – shërbim online që mundëson hulumtime ligjore përmes informacioneve të shumta – shpjegon se qeveritë franceze, gjermane dhe amerikane do të vendosin taksa të larta, cilado qoftë shuma që mund të përfitojë Choupette.

Një avokat tha për Bloomberg se “paratë nuk i përkasin maces. Ideja e trashëgimisë është e pakuptimtë”.

Bazuar në disa struktura ligjore të vendeve të ndryshme, si Gjermania për shembull, një mace mund të shpallet trashëgimtare e një shoqate, fondacioni apo çfarëdo pasurie tjetër. Si ta kuptojmë këtë?!

Kur një njeri i pasur thotë se do t’ia lërë pasurinë kafshëve, është një mënyrë për t’u kujdesur për to. Lagerfeld nuk ishte i pari që ka bërë një deklaratë të tillë. Dizajneri Alexander McQueen (1969 – 2010) la 50 mijë paund për tre qentë e tij (ok, për kujdestarët e qenve).

Që dikush do të kujdeset për Choupette dihet, por sesa para do të përfitojë nuk është bërë ende e qartë. Kujdestari i Choupette – e cila u përfshi denjësisht në sfilata, u përdor në fushata të shumta reklamuese, koleksione makeup-i etj – është me fat!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: