Connect with Us

Mungesa e kësaj vitamine mund t’ju vërbojë

Life Style

Mungesa e kësaj vitamine mund t’ju vërbojë

Publikuar

-

Vitamina A është aleatja më e madhe e shikimit dhe lëkurës.
Ajo siguron përmbajtjen e pigmentit ngjyrues të radopinës dhe iodipsinës të retinës.

Efektet e saj kundër tharjes (lehtëson sekrecionet e mukozës) dhe trashjes (frenon formimin e keratinës, proteinë prezente në qelizat e korneve të siperfaqes), janë ndihma më e çmuar për lëkurën dhe mukozën, të brendshme dhe të jashtme, duke siguruar fleksibilitetin dhe hidratimin.

Vitamina A është e domosdoshme për të gjithë epitelet, nga ku siguron formimin, shërimin dhe stimulimin e ndarjes qelizore.

Është vitamina e rritjes që siguron rritjen e peshës dhe kontribuon në zhvillimin e trupit, forcon eshtrat.

Pra, njerëzit që kanë nevojë më së shumti të marrin vitaminë A, janë:

Njerëzit, të cilët nuk janë në gjendje të shohin në erresirë, ose kanë sy të thatë.

Fëmijët që kanë rritje të varfër.

Njerëzit që kanë probleme me lëkurën.

Të gjithë ata që janë nën dietë të ulët të lëkurës ose që kanë përthithje të dobët (qeëvuajnë nga fibroza cistike).

Gjithsesi, mos e teproni në marrjen e vitaminës A si tabletë, sepse mund të jetë toksike.

Mënyra më e shëndetshme është të merret nga frutat dhe perimet, ku nuk ka asnjë lloj efekti negativ.

Vlerat e larta ushqyese gjenden tek perimet me ngjyrë jeshile të errët

Perimet janë të pasura me vitamina A dhe C, si dhe përmbajnë sasia të konsiderueshme kalciumi hekuri kaliumi, magnezi e bashkë me kripëra të tjera minerale.

Ky grup furnizon organizmin edhe me një sasi të caktuar karbohidratesh.

Perimet me gjethe e me ngjyrë jeshile më të errët kanë vlera më të larta ushqyese.

Konsumi i perimeve është i domosdoshëm për të ndaluar mungesën e vitaminës A dhe hekurit.

Këto vitamina janë shumë të rëndësishme për vetitë e forta antioksiduese.

Veti të cilat neutralizojnë efektin e radikaleve të lira që janë substanca të prodhuara gjatë proceseve normale të organizmit, por që janë shumë të rrezikshme nëse nuk neutralizohen.

Radikalet e lira mendohen se luajnë rol në sëmundjet e zemrës, plakjen dhe sëmundjet kanceroze.

Përveç vitaminës D trupi nuk mund ti prodhoje vete këto substanca, ndaj shfaqet e nevojshme që mungesat e tyre të plotësohen domosdoshmërish nëpërmjet dietës së përditshme ushqimore.

Konkretisht vitamina D prodhohet nga organizmi kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.

Mungesa e zgjatur e një lloj të caktuar ushqimi mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve siç mund të jetë mungesa e vitaminës A që çon në shfaqjen e verbimit.

VITAMINA A KUNDËR SËMUNDJEVE

– vepron si antioksidant duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave tona kundër kancerit dhe sëmundjeve të tjera

– përmirëson shikimin dhe parandalon verbërinë

– nxit formimin e kockave

– na mbron kundër bakterieve, paraziteve dhe infeksioneve virale

– ruan nga sëmundjet e zemrës, atakeve dhe ul kolesterolin në gjak

– përmirëson gjendjen e lëkurës ne fytyrë, kundra akneve

– largon rrudhat dhe ndihmon zbehjen e pikave të moshës.

– ndihmon fëmijët të cilët kanë problem në rrugët e frymëmarrjes

– ndihmon njerëzit që vuajnë nga glaukoma dhe fruthi.

Sa ju nevojitet

• Meshkujt: 900 mikrogramë në ditë

Femrat: 700 mikrogramë në ditë

Femrat shtatzënë: 770 mikrogramë në ditë

Nënat lehonë: 1,300 mikrogramë në ditë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Një kërkesë në rritje për “klipet” e nxehta/ Punojëset e seksit offline të detyruara të nisin punën në internet

Publikuar

-

Nga

Shumica e punonjësve të seksit takojnë klientë personalisht. Për ta, koronavirusi parashikon rrënim ekonomik. “Virusi është një fatkeqësi për bizneset që përballen me klientët – dhe puna e seksit nuk është ndryshe”, thotë Goddess Cleo, një dominatrix nga Londra. “Shumica e të ardhurave të mia gjenerohen nga sesione dhe ngjarje një për një. Unë normalisht […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Horoskopi sipas astrologut të famshëm italian/ Kjo është shenja që duhet të ketë kujdes ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Dashi Ditën e sotme hëna do të jetë e vendosur në shenjë n tuaj. Edhe pse do të favorizoheni nga forca të mëdha dhe shpresa, do të keni nevojë të mbaheni shumë fort. Vonesat dhe ngadalësimet që janë të pashmangshme në këtë periudhë kërkojnë që ju të bëni gjëra pa nxitim . Deri të enjten […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Sot në serialin Lule të vetmuara/ Gokhan i shpreh dashurinë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Seher i jep para Meralit por pa e kuptuar kjo e fundit. Meral kërkon leje nga Ferideja që të shkojë të festojë ditëlindjen e një mikeshe. Feride nuk i jep leje Meralit me frikën prej ndonjë rreziku. Meral vendos të dalë fshehtas nga konvikti. Xhemre dhe Gokhan takohen në parkun e lojërave dhe gjatë bisedës […]

LEXO TE PLOTE