Kryesore Show Biz
Fejohet Jennifer Lopez/Miliarderi i dhuron unazën 1 milion dollarëshe

“Ajo tha po” shkruante Rodriguez- i teksa në fotografi shfaqeshin duart e tyre dhe një super mega unazë në gishtin e 50- vjeçares.
Nga ana e saj, artistja preferoi një përshkrim fare të thjeshtë; një lum zemrash.
Pas dy vitesh bashkë, ikona e muzikës, Jennifer Lopez dhe ish- sportisti Alex Rodriguez janë fejuar! Të famshmit, të cilët vazhdimisht ndajnë më ndjekësit copëza të përditshmërisë së tyre, në mesnatë postuan një foto ku ndanë lajmin me mbarë globin.
Dyshja është arratisur në Bakers Bay, Bahamas, i njëjti vend ku u fejuan edhe Justin Bieber dhe Hailey Baldwin (sa për informacion).
Ende nuk dihet shuma e unazes megjithëse sipas specialistëve të pronocuar për “E!News” vlera e unazës duhet të jetë me shtatë shifra.
“Me shumë mundësi ka kushtuar 1 milion dollarë dhe nisur nga fotografia mund të jetë një prerje smeraldi 10 karatëshe.”
Fejesa vjen fill një ditë pasi Rodriguez- i postoi diçka të këndshme rreth shpirtit binjak në Instagram Story.
“Një shpirt binjak s’është dikush që të plotëson. Jo, shpirti binjak është dikush që të frymëzon për të plotësuar veten. Shpirti binjak është dikush që të dashuron me kaq shumë bindje dhe zemër, sa është thuajse e pamundur të dyshosh se sa i aftë je për t’u bërë ai që ke dashur gjithmonë të jesh.”
Për herë të parë çifti u takua në stadiumin Shea në Queens, ekzatësisht në vitin 2005.