Kuriozitete
Pastiçeria e fëmijëve me autizëm/ Luftojnë paragjykimet me ëmbëlsi

Miell dhe sheqer, ëndrra e qartë e një nëne “ Autizmi nuk është ndëshkim”. E gjithë kjo është receta fituese e Ëmbëlsojmë Autizmin, një pastiçeri shumë e veçantë ku shtatë të rinj me autizëm luftojnë çdo ditë paragjykimet duke praktikuar pasionin e tyre.
Pastiçeria e tyre gjendet në Treviso, të rinjtë mbështeten nga një sërë profesionistësh si dhe vullnetarë në krijimin dhe në prodhimin e ëmbëlsirave të çdo lloji. Më shumë se një hobi, për ta kjo është një punë e mirëfilltë.
“ Ne këtu nuk bëjmë biskota vetëm për të zënë kohën, këtu të rinjve u mësohet profesioni, këtu mbjellim tek ta farën e kreativitetit dhe u mësojmë që të prodhojnë ëmbëlsira të shijshme dhe cilësore. 90 përqind e produkteve që përdorim vijnë nga Pulia. Sa për sekretin e suksesit të pastiçerisë, padyshim që është bashkëpunimi.”/CNA.al