Connect with Us

Këngëtarja shqiptare rrëfen vështirësitë: “Kur shkova në Amerikë, 6 muajt e parë kam larë shtëpinë me lot”

Kryesore Show Biz

Këngëtarja shqiptare rrëfen vështirësitë: “Kur shkova në Amerikë, 6 muajt e parë kam larë shtëpinë me lot”

Publikuar

-

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Merita Halili e cila prej 23 vitesh jeton në Amerikë me familjen, mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Rudina”.

Ndër të tjera, ajo rrëfeu se i mungon herë pas here Tirana, pasi sipas saj në Amerikë ka shumë fasadë dhe njerëzit shohin interesin e tyre:

“Më merr malli shumë për Tiranën, atje më mungon jeta që mund të bëja këtu, atje jemi më të kufizuar. Në Shqipëri sikur një kafe të pish, dikush të jep një ide, të ‘qan një hall’. Atje ka shumë fasadë, njerëzit nuk hyjnë në problemin tënd. Mbajnë distancë dhe janë të rezervuar.”

Po ashtu ajo tregoi publikisht se fillimet e saj në vendin ku sot jeton, kanë qenë të vështira. Për të mos thënë që e ka përjetuar mjaft keq!

 “Unë kam shkuar në Amerikë përpara 23 vitesh dhe 6 muajt e parë kam ‘larë shtëpinë me lot’. Nuk po ambientohesha dot dhe aq më tepër që më erdhi në jetë edhe vajza e dytë. Isha mësuar me njerëz që më ndihmonin, atje isha vetëm. Që në fillim, kur kam shkuar në Amerikë, e kam filluar aktivitetin me muzikë dhe për vajzat kemi sakrifikuar shumë. Ndonjëherë i merrnim me vete në koncerte, derisa, më në fund, gjetëm një grua shqiptare që kujdesej për to. E pata shumë të vështirë, gjuhën nuk e dija. Në vendin ku jetoja në fillim nuk ka pasur shumë shqiptarë, mund të kemi qenë 2 ose 3 familje”, pohoi këngëtarja.

Rikujtojmë se Merita është nënë e tre vajzave të rritura të cilat kanë diferencë 7-vjeçare nga njëra-tjetra. /Revista Class

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: