Connect with Us

New York Times artikull për restorantin shqiptar:”Byreku shqiptar sfidon biftekun xhamajkan”

Kryesore Show Biz

New York Times artikull për restorantin shqiptar:”Byreku shqiptar sfidon biftekun xhamajkan”

Publikuar

-

Prestigjiozja amerikane “New York Times” ka shkruar një artikull të gjatë për një restorant shqiptar që ndodhet në Bronx të New Yorkut.

Ky restorant quhet “Çka Ka Qellu” dhe është hapur nga Ramiz Kukaj. Në këtë artikull të “New York Times” shkruhet se aty gjen një koleksion të madh me vegla muzikore antike.

Restoranti përshkruhet kështu:

Fillimisht sheh koleksionin e veglave antike, instrumenteve me tela, kunjave, mullinjve prej bronzi, makinave shkrimi me dorë, pjata metalike me çekiç dhe kostume të qëndisura. Dyshemetë dhe muret duket sikur janë transportuar nga një shtëpi apo fermë shqiptare dhe mikpritësit luajnë meloditë popullore mbi instrumentet tradicionale, larg nga ato moderne dhe globale të grupit të tunxhit “Fanfara Tirana”. Restoranti është i zhytur në nostalgji.”
Po ashtu në këtë artikull vend të veçantë i është kushtuar edhe kuzhinës shqiptare. Gazeta amerikane nënvizon se kuzhina është e ngjashme me atë italiane, por shija është e ndryshme e afërt me atë turke dhe greke.

Kuzhina shqiptare përshkruhet kështu:

Suxhukë të mbushur varen për tu tharë në sallameri. Këtu do të gjeni, byrekun shqiptar që sfidon biftekun xhamajkan. Nëse doni një eksperiencë të thellë shqiptare, “Çka Ka Qellu” është vendi ku duhet të shkoni.”
Gjithashtu theksohet se kafja në këtë restorant bëhet njësoj si në Shqipëri.

Më tej shkruhet:

Njëlloj si në Shqipëri kafja e zier e fortë të shërbehet me një ene me bisht të gjatë.”/Voa.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: