Connect with Us

“Vendi ishte përmbytur në ujë”/Orinda Huta tregon të papriturat në dasmën e saj

Kryesore Show Biz

“Vendi ishte përmbytur në ujë”/Orinda Huta tregon të papriturat në dasmën e saj

Publikuar

-

Moderatorja Orinda Huta e cila është e martuar me Turjan Hyskon, mbrëmjen e kaluar ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” prej ku rrëfeu prapaskenat e ditës së saj të dasmës.

Teksa Orinda dhe Turi kishin vendosur që dasmën ta organizonin në natyrë,  moti me surprizat e tij ua kishte prishur paksa ditën e shënuar.

Pavarësisht se dasma u bë në muajin korrik, atë ditë kishte rënë shi i madh paradite dhe të afërmit në mënyrë që ta qetësonin Orindën e kishin gënjyer duke i thënë se në vendin ku do zhvillohej eventi nuk po binte shi.

Ndërsa e vërteta ishte tërësisht ndryshe. Vendi ishte përmbytur dhe uji ishte hequr me pompë.

Mirëpo, fatmirësisht në momentin kur bukuroshja ishte paraqitur atje, dielli kishte dalë sërish dhe ceremonia kishte dalë siç ata e kishin ëndërruar.

“Kur jam zgjuar në mëngjes, kam qenë vetëm me motrën time në shtëpi dhe ishte vranët. Filloi të binte shi me gjyma. Të gjithë thonin që nuk bie shi këtu tek ne, domethënë tek eventi. Dhe unë që thoja, vetëm nëse këtu tek unë ka shi e te të gjithë ju të tjerët nuk ka. Ashtu thonin, vetëm tek ty ka shi, më bënin dhe për budalle. I thoja, realisht kam emocione, por mos më bëni budalle se e di që ka shi. Merrja Klevisin, shokun tim që shkonte tek vendi e thoshte nuk ka shi. Atje ishte përmbytur, kishin ardhur ta hiqnin me pompë. Shtruan qese dhe në fund e kanë hequr shiun me pompë. Kur kam arritur, ishte diell”, tha Orinda.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: