Kuriozitete
Djem kujdes!/ Ju tregojmë çfarë bëjnë vajzat kur nuk i intereson më lidhja

Nuk të pyesin më si të shkoi dita
Kur gratë janë në një marrëdhënie dhe ndjehen të motivuara nga kjo marrëdhënie ato shpesh e pyesin partnerin në lidhje me ditën dhe rutinën e tij. Kur mungesa e interesit në lidhje me ditën e partnerit bëhet e përditshme, atherë ky duhet të jetë një sinjal alarmi.
Nuk ndjehen më xheloze
Xhelozia, sigurisht jo ajo e tepruara është një formë normale e të shprehurit interes në një lidhje. Mbi të gjitha ne nuk duam ta humbim njeriun që duam. Gjithsesi në disa raste mungesa totale e xhelozisë mund të tregojë indiferencë totale dhe humbje interesi për partnerin ose marrëdhënien.
Injoron mesazhet dhe telefonatat
Edhe pse mund të kemi një ditë shumë të ngarkuar, po të duam gjejmë gjithnjë kohë për t’iu përgjigjur një telefonate, apo një mesazhi. Nëse partnerja jote nuk përgjigjet më si më parë, ose flet ftohtë, atherë duhet të kesh mendjen, pasi me siguri e ka humbur interesin./CNA.al