Life Style
Sot në “Bixhoz me dashurinë”/ Shivai dhe Anika kalojnë çaste romantike

Shakti i dhuron Pinkit një lule me gjemba dhe i thotë se i shkon karakterit të saj. Pinki mërzitet dhe e hedh lulen. Gori kthehet në shtëpi dhe i bashkohet lojës. Ajo duhet të mbyllë sytë dhe të gjejë Omin. Gori e gjen Omin dhe ai gëzohet. Om duhet t’i recitojë disa vargje romantike Gorit.
Gori e falenderon Omin anglisht. Ai habitet. Anika dhe Shivai duhet t’i dhurojnë njëri-tjetrit diçka nga shtëpia. Anika nuk arrin të gjejë një dhuratë dhe i thotë Shivait se dhurata më e mirë për të është vetë ajo. Shivai i dhuron Anikës letrat e kujdestarisë së Sahilit.
Ajo thotë se kjo është dhurata më e bukur dhe përlotet. Komisari Kureshi pyet Bavjan nëse ka ndjenja për Rudrën. Bavja e mohon. Rudrës i mungon Bavja por nuk e pranon.
Ai telefonon Bavjan por i përgjigjet komisari. Ai i thotë Rudrës se Bavja është e zënë me martesën. Gjyshja njofton familjen se ka gjetur datën për dasmën e Anikës dhe Shivait dhe është vetëm një javë larg. Shivai mezi pret të martohet.
Gjyshja shpall ceremonitë që do mbahen përpara dasmës. Një person me emrin Bansi kërkon gjyshen. Bansi fton gjyshen në dasmën e vajzës së tij Sumanit. Gjyshja nuk mund të shkojë për shkak të shëndetit jo të mirë. Ajo mendon të dërgojë në dasmë djemtë por ata janë të zënë.
Gjyshja vendos të dërgojë Anikën dhe Gorin. Gori bën gati valixhen dhe njofton profesorin se nuk mund të shkojë për disa ditë. Om lexon mesazhin dhe bëhet kurioz. Shivai dhe Anika kalojnë disa momente romantike. Shivai i shpreh ndjenjat Anikës dhe e puth./revistawho.com
Lajme të Rekomanduara:

“Më ofrojnë 100 mijë euro vetëm për të patur shoqërinë time”/ Kjo është modelja e Instagramit që po çmend meshkujt në Dubai
Natalia Graibotto ka rrëfyer se fiton më shumë se 300 mijë euro në vit vetëm falë fotove që shpërndan në rrjetin social. 26-vjeçarjatregon që merr...

Arrijnë në pikën më ekstreme/ 3 shenjat e horoskopit që tejkalojnë çdo parashikim
Dashi Sigurisht që Dashi është një nga shenjat që shkojnë në ekstremitet. Nëse doni të shikoni se sa larg mund të shkojë, provoni t’i flisni...