Kuriozitete
Si t’i çjerrësh maskën një dyfytyrshi/ Tre mënyra që nuk dështojnë kurrë

Buzëqeshja
Individët e shtirur ose me dy fytyra nuk buzëqeshin natyrshëm. Ata kanë një buzëqeshje të ngrirë zakonisht. Nëse do të shihni me kujdes kur dikush buzëqesh me shpirt atij i rrudhosen edhe sytë, por nëse lëvizin veç buzët atherë buzëqeshja është e shtirur.
Fraza dyshuese
Përveç faktit që ata mund të kenë gjithnjë një justifikim që fajëson të tjerët ata do të fillojnë çdo diskutim me fjalë si: “sinqerisht”, “ për të qenë i sinqertë”, “ do të them diçka, por do mërzitesh.” Të gjitha këto fraza duhet t’ju ngjallin dyshime.
Lavdërime dhe vetëm lavdërime
Ata e dinë që duhet të përfitojnë në çdo situatë, duke qenë kështu e fillojnë shtirjen e tyre duke lavdëruar personat që e kanë një lloj fuqie dhe pushteti.
Për të fituar simpatinë e tyre, këta njerëz bëjnë komplimenta pa fund edhe për gjëra të pavërteta. Shpesh këto të fundit mund të jenë edhe pa vend dhe shumë të bezdisshme./CNA.al