Connect with Us

Historia prekëse/Surprizë për 12 vjeçarin autik në emision

Kryesore Show Biz

Historia prekëse/Surprizë për 12 vjeçarin autik në emision

Publikuar

-

Mbrëmjen e sotme ne “Dua të të bëj të lumtur” historinë e një djali i cili vuante nga çrregullimet e spektrit autik.

Kjo ishte historia e Luisit, 12-vjeçarit që ishte ftuar në program nga mamaja e tij, zonja Nafije. Prindërit e Luisit ishin njohur para shumë vitesh dhe nga martesa e tyre kishin ardhur në jetë tre fëmijë. Luisi ishte djali i tretë i familjes, por në moshën 1-vjeçare prindërit kishin kuptuar që ai nuk ishte si gjithë fëmijët e tjerë. Pas disa vizitave mjekësore ata mësuan se Luisi vuante nga autizmi.

Ndryshe nga moshatarët e tij që janë të dhënë pas “yjeve” të fushave të ndryshme, Luisi ndiqte çdo ditë edicionin e lajmeve dhe programet e Top Channel. Në studio, Nafija zbuloi që gazetarët më të preferuar të Luisit ishin Genta Popa dhe Ilir Paço. “Luis ti je ëngjëlli i familjes tonë. Ti nuk na ke krijuar kurrë probleme, por na ke bashkuar më shumë. Të duam shumë, po shumë!”,- u shpreh Nafija.

Të ftuar surprizë për Luisin ishine dy spikerat ikonë të Top Channel Genta Popa dhe Ilir Paço. Në studio ata improvizuan një edicion lajmesh dedikuar atij. Dy gazetarët rrëfyen momentin e parë kur ishin takuar me Luisin dhe u shprehën se ishin me të vërtëtë të lumtur që e njohin atë. “Luisi ka një botë tepër të bukur dhe këmbëngulja që ka është e adhurueshme. Unë i uroj atij që t’i plotësohen të gjitha dëshirat që ai ka duke këmbëngulur e insistuar deri në fund. Ne jemi shumë të lumtur që e njohim atë sepse na ka gëzuar pamasë!”,- u shpreh Genta Popa.

Surpriza e fundit që programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar për Luisin ishin bateristi i Portokallisë, Land Fusha dhe Orgesa Zaimi të cilët performuan për të.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: