Showbizz
Shakaja pa kripë e artistit tërbon fansat/ Nuk bëhet shaka me këto gjëra

Shumë persona nuk e kanë marrë me sportivitet shakanë e Justin Bieber ditën e 1 Prillit që njihet edhe si dita e gënjeshtrave.
25 vjeçari postoi imazhin e një ekoje në instagram, pa ndonjë fjalë sqaruese, kjo u krijoi fansave duke i bërë fansat të mendonin se partnerja e tij Hailey Baldëin mund të ishte në pritje të ëmbël.
Më pas çdo shpërtheu, në komente të cilat ose i ofronin çiftit dashuri dhe mbështetje, apo pyesnin nëse ishte e vërtetë, apo ishte një shaka për 1 Prill.
Më pas kur Bieber e pranoi që ishte shaka, rrjeti shpërtheu me komente të cilat sulmonin çiftin.
Gjithsesi ai nuk u mjaftua me kaq, pas disa orësh postoi fotot e gruas së tij, ku ajo dukej e rrethuar nga tre mjekë që i preknin barkun. Fotot u postuan me mbishkrimin “ Meqë menduat se ishte shaka për 1 prillin”
Më pas ai e pranoi sërish që ishte reng për 1 prillin. Disa fansa e duartrokitën për idenë gjeniale, ndërsa disa të tjerët tepër të revoltuar komentuan duke thënë se nuk bëhet shaka me gjëra të tilla./CNA.al