Kuriozitete
Truri i njeriut/ Misteri që nuk kemi për të njohur kurrë

A e keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me trurin tuaj kur shihni një vepër arti, apo kur diskutoni mbi një çështje? A është e mundur që të manipuloni trurin që ta bindni për diçka. A është e mundur të ndryshojmë vlerat tona kur janë paratë në diskutim?
Dy shkencëtarë kanë vendosur që të hedhin dritë mbi këtë çështje. Sipas Dan Ariel, njerëzit i bazojnë vendimet e tyre në motivimet personale, humane më shumë se tek mendimet racionale. Si dhe ata shtyhen për të marrë vendime personale duke u bazuar edhe tek përfitimet personale.
Ndërsa, Moran Cerf një ish hacker, tashmë neuroshkencëtar dhe ekspert në neuromarketing thotë se zemra e hakerimit qendron tek ideja e kuptimit të njerëzve.
“Artistët, hakerët dhe investitorët e suksesshëm kanë një të përbashkët, ata i kuptojnë shumë mirë njerëzit.”/CNA.al