Connect with Us

Nga pastruese në princeshën e pallatit mbretëror/Jeta “aventuriere” e Lady Diana

Kuriozitete

Nga pastruese në princeshën e pallatit mbretëror/Jeta “aventuriere” e Lady Diana

Publikuar

-

Ajo nuk ishte një studente e mirë në shkollë, pasi dështoi në disa provime.Diana u largua nga shkolla në moshën 16 vjeçare. Babai i saj e regjistroi atë në një shkollë tjetër, por ajo insistoi të kthehej në shtëpi sepse e ndiente veten të paaftë për të mësuar.Ajo punoi me kohë të pjesshme si pastruese dhe më pas si edukatore kopështi.

Princeshë Diana studioi balet dhe dëshira e saj më e madhe ishte të bëhej një balerinë, por u zgjat shumë dhe kjo e penalizoi. Dashuria e saj për vallëzimin klasik e bëri atë një mbështetëse të madhe të baletit, deri në vdekjen e saj.

Motra e saj me e madhe, Sarah, ishte e para që doli me Princ Çarlsin. Marrëdhëniet e Sarës me Çarlsin thuhet se kanë përfunduar kur ajo i dha shtypit disa detaje private për princin. Çarlsi e ndëshkoi duke i kthyer vëmendjen e tij Dianës menjëherë pas kësaj. Sarah i dha Çarlsit dhe Dianës bekimin e saj, kur ata njoftuan se po dilnin së bashku.Diana ishte 12 vite më e vogël se Çarlsi.

Fustani i nusërisë së princeshës ishte një art më vete. Fustani ekstravagant i Princeshës Diana mbetet një nga veshjet më të famshme dhe të kopjuara në histori, i stiluar nga David dhe Elizabeth Emanuel, fustani i mëndafshtë me dantella antike, i mbuluar me 10,000 margaritarë është një vepër arti me vete. Fustani ishte ideuar krejtësisht nga princesha, dhe ajo ka ndenjur mbi kokë deri në përfundim të tij. Ky ka qënë fustani më i gjatë në historinë e dasmave mbretërore.Dasma e saj kishte një audiencë televizive prej 750 milionë njerëzish.Unaza e Dianës, me 14 diamantë dhe një safir 12 karatësh, mbahet sot nga gruaja e djalit të saj, Kate Middleton.

Intervista televizive e Dianës në BBC në vitin 1994 tërhoqi 21 milionë shikues duke thyer rekordet e shikueshmërisë deri në atë kohë .

Vdekja tragjike e Dianës është krahasuar gjatë me atë të Marilyn Monroe dhe Princeshës Grace të Monakos. Diana mori pjesë në funeralin e Princeshës Grace , dhe kjo ishte vizita e saj zyrtare e parë shtetërore jashtë vendit.

Varri i saj gjendet në ishull, në një liqen dekorativ mbi pronat e familjes së saj në Althorp Park. Vendi është rrethuar me katër mjelma të zeza që ruajnë varrin dhe lisa 36 vjeçar, aq sa vitet e jetës së princeshës.

 

Diana u takua disa herë me Nënë Terezën. Ironikisht, vdekja e Nënë Terezës më 6 shtator 1997, u eklipsua nga lajmet për funeralin e Dianës. Diana u varros me një sërë rruazash që i ishin dhënë asaj dhuratë nga Nënë Tereza.

Ngjyra e saj e preferuar ishte ngjyra rozë. Ajo shihej shpesh e veshur me këtë ngjyrë, por dhe me një sërë ngjyrash të ndezura, jo aq të zakonshme për pallatin mbretëror.Njëzet e dy vjet më parë, më 31 gusht 1997, e gjithë bota mbajti zi për vdekjen e princeshës Diana.Ajo nuk e gjeti lumturinë me Princ Çarlsin sepse çifti u divorcua në vitin 1996, vetëm një vit përpara vdekjes së saj, por gjithsesi Diana mbetet një ikonë e forcës dhe pavarësisë për gratë në mbarë botën.Burimi:DailyMail

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Surpriza me financat dhe karrierën/ Parashikimi i horoskopit për javën e fundit të muajit Shkurt

Publikuar

-

Nga

Dashi Nëse keni arritur ta mbani stresin në punë mënjanë, do të jeni në gjendje të shijoni një kohë të mirë në shtëpi dhe shëndeti juaj do të jetë optimal. Planetet kanë filluar të komplotojnë në favorin tuaj. Ju duhet ta mirëpresni këtë energji të gjallë. Mundohuni të mos ankoheni nëse gjërat bëhen të vështira […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Shtiren sikur nuk iu intereson asgjë/ Këto shenja të horoskopit janë më të afeksionuara në një marrëdhënie

Publikuar

-

Nga

Ujori Ujori ka tendencën të largohet pasi përfshihet shumë emocionalisht. Ata janë të mirë në maskimin e emocioneve të tyre duke përdorur logjikën.  Ujorët kanë frikë se mos lëndohen, kështu që ata racionalizojnë duke kufizuar sa të prekshëm janë, duke mos kuptuar se kjo ndikon në aftësinë e tyre për t’u lidhur me të tjerët. […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Si të mbroni sytë nga kompjuteri apo telefoni/ 10 këshillat që duhet të keni parasysh

Publikuar

-

Nga

Njerëzit që qëndrojnë shumë kohë para telefonit apo kompjuterit rrezikojnë të kenë probleme serioze me shikimin. Dy orë në ditë para monitorit mund të shtohen seriozisht problemet e shikimit dhe gjysma e orëve që kalohen para kompjuterit në punë ose në shtëpi mund ta kalojnë orarin zyrtar të 8 orëve. Për këtë arsye “American Academy […]

LEXO TE PLOTE