Life Style
Rekord/A e dini cili është shteti me internetin më të shpejtë në botë?

Nëse jeni fansa të filmave dhe doni t’i shkarkoni në shpejtësi rekord atëhere ky vend është për ju.Koreja e Jugut ka hedhur në treg internetin super të shpejtë 5G.
Mësohet se pas hedhjes në treg ky shërbim u përhap në të gjithë vendin në 85 qytete të ndryshme dhe përdoruesit e pajisjeve me kapacitet 5G mund të shkarkojnë programe 20 herë më shpejt sesa 4G ekzistuese.
AT & T ishte i pari në botë që lëshoi në treg rrjetin 5G në dhjetor 2018 dhe aktualisht është në dispozicion në 12 qytete amerikane, por tashmë Koreja e Jugut e ka lënë pas pasi në këtë vend tashmë ka internet 5 G në çdo cep të qytetit.
E ditur bëhet edhe se rrjeti 5G i Koresë së Jugut pritet ti lejojë përdoruesit të shkarkojnë filma të tërë në më pak se një sekondë si dhe videot postohen shumë shpejt në rrjetet sociale.
Burimi:https://www.thejakartapost.com/life/2019/04/04/south-korea-to-launch-worlds-first-national-5g-networks.html