Connect with Us

Çfarë do të ndodhë me Netflix? Ja ndryshimi i gjigantit të filmave

Life Style

Çfarë do të ndodhë me Netflix? Ja ndryshimi i gjigantit të filmave

Publikuar

-

Ashtu siç ishte paralajmëruar që në muajin Janar, platforma gjigante e filmave dhe serialeve Netflix ka rritur çmimet për abonentët e saj në të gjithë botën.

Sipas CNN Bussines, tashmë abonentët do të paguajnë një deri në dy dollarë më shumë, referuar edhe email-eve që kompania u ka dërguar klientëve të saj.

Me anë të një njoftimi, Netflix sqaron se kjo rritje ka ardhur për të paguar investimin e madh në shfaqjet origjinale dhe filmat.

‘Ne ndryshojmë formën e çmimeve kohë pas kohe, ndërsa vazhdojmë të investojmë në argëtimin më të madh dhe përmirësojmë përvojën e përgjithshme të Netflix’, tha kompania përmes një deklarate.

Aktualitet

Rreziku i mbajtes së ushqimeve në frigorifer/ Ja cilat duhet t’i hiqni urgjentisht

Publikuar

-

Keni dëgjuar se buka duhet të mbahet në frigorifer që mos të prishet? E keni gabim.  Sipas ekspertëve lista e mëposhtme e ushqimeve nuk duhet mbajtur kurrë në frigorifer.

Përshembull, jemi të sigurtë se në frigoriferin tuaj tani, ka plot ushqime që s’e kanë vendin aty. Madje, po i prishni nëse i lini edhe më. Cilat janë këto ushqime?

 

Qepët: Zënë myk dhe squllen

 

Salca pikante: Shumica prej tyre mund të ruhen në dollap deri në 3 vjet

 

Borziloku: Fishket dhe absorbon aromat e mjedisit përreth

 

Patatet: Bëheni si me rërë, gjë që ndikon në shijen e tyre

 

Alkooli: Duhet ruajtur në temperaturën e dhomës

 

Buka: Ndonëse na është thënë që një bukë e vendosur në frigorifer, mund të qëndrojë për ditë të tëra dhe të konsumohet pa problem më pas, e vërteta është ndryshe. Thahet!

 

Mjalti: Në frigorifer mjalti kristalizohet dhe bëhet më i trashë shumë më shpejt

 

Domatet: Humbasin shijen dhe cilësinë

 

Shalqini: Humbet antioksidantët

 

Hudhra: Ju dalin filiza dhe myken

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

200 milionë dollarë fitime/ Njihuni me filmin i cili po “pushton” kinematë botërore

Publikuar

-

2 javë më parë në kinematë botërore u shfaq prodhimi kinematografik “The Lion King” i cili është pritur me padurim nga fansat e filmave të animuar.Filmi po korr shumë sukses edhe për shkak të pranisë së Beyonces në rolin e Nalës.

Mësohet se gjatë të premtes që lamë pas nga transmetimi i filmit në kinema janë fituar 78.5 milionë dollarë dhe pritet që deri në fund të javës të kapë shifrën prej 200 milionë dollarësh.

Për pak pritet që ky film të kalojë edhe fitimet e risjelljes së filmit të animuar “Aladdin”, premiera e të cilit ishte në maj të këtij viti.

Më parë rekordin për filmin më të shitur e mbante “Beauty and The Beast”, ku vetëm në një fundjavë u fituan 175 milionë dollarë.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nuk pushojnë duke folur/ Cilat janë shenjat më “llafazane” të horoskopit?

Publikuar

-

A bëni pjesë edhe ju në listën e llafazanëve më të mëdhenj në horoskop?

Zbulojeni më poshtë .

Binjakët

Binjakët mendojnë shumë. Në çdo tavolinë ata janë personat që flasin më shumë dhe ju mund ta dalloni lehtësisht një Binjak në bisedë e sipër.

Shigjetari

Personat e lindur në kët shenjë janë të sinqertë dhe entuziastë. Në bisedë kërkojnë protagonizëm dhe janë plotë me humor. Mos prisni kurrë një Shigjetar të heshtur.

Peshqit

Për Peshqit çdo gjë është një shfaqje. Ata pëlqejnë të tregojnë histori, të bëjnë demonstrime madhështore dhe të kënaqin turmat. Impulsiv dhe elokuentë, të lindurit në shenjën e Peshqve do thonë çfarë ju vjen në mendje. Ata thjesht nuk i mbajnë dot gjërat përbrenda dhe kjo reflektohet më së miri në një bisedë. Prisni debate të forta dhe të gjata me ta sepse e kanë pasion.

LEXO TE PLOTE