Connect with Us

Gabimet që bëni gjithmonë kur lani flokët/Si duhet ta zgjidhni?

Kuriozitete

Gabimet që bëni gjithmonë kur lani flokët/Si duhet ta zgjidhni?

Publikuar

-

karfica floke

Për të pasur flokë të shëndetshëm nuk mjaftojnë vetëm ushqimi i mirë, stili i shëndetshëm i jetesës e suplementet. Duhet një rutinë kujdesi e përjavshme dhe duhet të dini se janë gabimet e vogal të përditshme ato që më së shumti dëmtojnë në nivel qelizor flokët tuaj. Ja gabimet më të shpeshta që duhet t’i shmangni sa më shumë.

Para LARJES

Duhet te siguroheni që përpara se të blini një shampo të jetë e përshtatshme për llojin e flokut që keni ! Shmangni ato me sulfate

Specialistët ju rekomandojnë t’i lani flokët vetëm 2 herë në javë

Krehja

Flokët nuk duhen krehur në dush, por përpara se të lani flokët. Kjo gjë do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe do të parandalojë këputjen e flokëve gjatë larjes.

GJATË LARJES

Aplikoni shampon gabim. Si fillim shampon duhet ta hidhni në duar e më pas ta shpërndani në mënyrë të njëjtrajtshme në të gjithë flokët. Përpara se ta shpëlani , masazhojini rrënjët e flkëve për rreth 5 minuta.

Harroni balsamin, ose produktet e kujdesit pas larjes. Nëse ju do të harroni t’i lyeni majat me një vaj natyral atëhere floku juaj do të duket i thatë e pa jetë

Kini kujdes me temperaturën e ujit pasi nuk duhet të jetë shumë e nxehtë. Mund t’ju duket e çuditshme, por edhe temperatura e ujit ndikon në shëndetin e flokëve. Specialistët janë për ujin e ftohtë, sepse në këtë mënyrë poret e flokëve do të mbyllen duke mbajtur brenda yndyrën natyrale dhe përbërësit ushqyes të rrënjëve të flokëve.

Shpëlarja

Sigurohuni që flokët tuaj janë plotësisht të lagësht përpara se t’i lani me shampoo. Shpëlajini me ujë të ngrohtë e masazhoni skalpin e kokës në mënyrë që të eleminoni çdo papastërti.

PAS LARJES

Përdorni shumë shpesh pjastër apo mashën e kaçurelave. Këto mjete të cilat stilojnë flokët me nxehtësi nuk rekomandohen më shpesh se një herë në javë.

Prisni flokët rregullisht ( një herë në 3 muaj)

Fjetja me flokë të lagur , krehja me flokë të lagur

Uji i tepërt në flokë rëndon këto të fundit dhe presioni më i vogël, përshembull fërkimi në jastëk apo krehja me furçe e tharëse do të këpuse flokët, që nëse do të ishin të thata nuk do të ndodhte.

Të stiluarit në një mënyrë për një kohë të gjatë

Bishti i kalit apo topuzi tërheqin flokët nga rrënjët. Duke i mbajtur pa ndryshuar për një kohë të gjatë mund të ndodhë që në zona të caktuara flokët të bien e t’ju krijohet pulla të bardha nga mungesa e tyre. Kjo ndodh kryesisht në vijë e parë të flokëve./ Living

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: