Connect with Us

“Në filma, çdo shqiptar është në mafie”/Dua Lipa rrëfen vuajtjet si emigrante në SHBA

Kryesore Show Biz

“Në filma, çdo shqiptar është në mafie”/Dua Lipa rrëfen vuajtjet si emigrante në SHBA

Publikuar

-

Intervista nga revista prestigjioze ‘Elle’ e cilëson këngëtaren shqiptare si mbretëresha e ‘dark pop’ dhe një nga këngëtaret më të dëgjuara në të gjithë botën”. E gjitha nis në shtëpinë ku Dua jeton me qira dhe po përgatit mëngjesin për gazetaren.

Më pas nga veza që ajo gatuan zhvendoset te muzika dhe e kaluara e këngëtares shqiptare.

“Para luftës, nëna ime studionte juridikun. Babai im bënte muzikë dhe studionte për stomatologji. Në Londër prindërit e mi punonin në lokale dhe në kafene, ndërsa babai shkonte në universitet në të njëjtën kohë. Një nga gjërat që mësova nga prindërit e mi është mënyra si u përshtatën me rrethanat, pavarësisht gjithçkaje”, shprehet Lipa.

Kur ishte 9 vjeçe, ajo nisi të shkonte në shkollën Sylvia Young Theatre, ku edhe ka studiuar Amy Winehouse.

Dua kujton kohën kur në moshën 11-vjeçare u kthye në Kosovë me prindërit, pasi babait Dukagjin Lipës i ofruan një punë që s’mund ta refuzonte. Ajo kujton se e kishte shumë të vështirë në shkollë:

“Isha vajza që flisja shqip me theks anglisht. Nuk isha shumë e mirë në mësime, sepse të gjithë në Kosovë mësonin kimi dhe algjebër, ndërsa unë isha akoma te thyesat. Ata fëmijë ishin shumë të zgjuar”.

Ndërsa ke shpenzuar kohën më të madhe në Londër, sa e lidhur ndihesh me Kosovën?

Kosova më ka definuar si njeri. Ne kemi një sens të çmendur komuniteti. Njerëzit i dinë punët tuaja përpara se ti t’i marrësh vesh, por gjithmonë më kanë treguar shumë dashuri. Dikush më tha në një intervistë: ‘Ti ke etikën e punës së emigrantëve’, por është më shumë sesa kaq, kur ti do që të të marrin seriozisht. Të paragjykojnë po të jesh nga Kosova apo Shqipëria. Në filma, çdo shqiptar është në mafie. Po përpiqemi të ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për vendin tonë./Burimi: Elle

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: