Connect with Us

Video/Zbuloni 15 filmat që do t’ju lene pa ‘mend’ këtë verë

Kuriozitete

Video/Zbuloni 15 filmat që do t’ju lene pa ‘mend’ këtë verë

Publikuar

-

1.Dark Phoenix (7 qershor)

Nëse që tani ju ka marrë malli për Sophie Turner (sepse Game of Thrones do të mbarojë përpara verës), mos kini merak, ajo do të jetë në kinema me rolin e saj në projektin e rradhës të X-Men, ‘Dark Phoenix”. Asaj do ti bashkohen një sërë aktorësh të tjerë të listës A si Jennifer Lawrence, Nicholas Hoult, Evan Peters, Jessica Chastain apo James McAvoy, për një nga filmat të mëdhenj të Marvel këtë vit( dhe Marvel ka goxha filma të mëdhenj në 2019-ën).

2.Late Night (7 qershor)

Emma Thompson dhe aktorja e humorit Mindy Kalyn bashkojnë forcat për këtë film, i cili në qendër ka një grua që drejton një emision ‘Late Night”. Skenari është i Mind-t, kështu që është pak por e sigurtë që do shkaktojë të qeshura pafund.

3.The Secret Life of Pets 2 (7 qershor)

Në fakt ‘Secret Life of Pets” është një nga filmat e animuar më të mirë të viteve të fundit dhe në verë del vazhdimi i historisë. Mund të duket sikur është film për fëmijë apo adoleshentë, por më besoni se dhe të rriturit mund të argëtohen shumë me të.

4.Men in Black: International (14 qershor)

Tessa Thompson dhe Chris Hemwëorth që veshin kostumet e zeza dhe gjuajnë çdo gjë që i del përpara? Po, faleminderit!

5.Toy Story 4 (21 qershor)

Shumë njerëz menduan se Tory Story 3 do ishte filmi i fundit i kësaj serie, prandaj dhe shumë prej tyre qanë kur mbaroi, por Pixar me siguri ka thënë: “HAA, meduat se mbaroi?”. Mezi pres ta shoh në kinema me miqtë e mi që martohen këtë verë.

6.Child’s Play (21 qershor)

Nëse i urreni kukullat e frikshme, vazhdoni poshtë. Por nëse jeni fansa të tyre, kam lajme të mira: Chuckyyy është kthyer! Filmi i 1988-ës është ribërë dhe ka një cast me emra si Mark Hamill, Aubrey Plaza apo Karen Barclay. Vera nuk është stinë për filma horror, por ky nuk duhet humbur!

7.Yesterday (28 qershor)

“Yesterday” ndoshta është kënga më e njohur e grupit Beatles. Por sot, jo të gjithë e njohin këtë krijim, apo grupin e famshëm britanik. Në këtë film, aktori kryesor që quhet Jack, duket se është i vetmi në botë që i mban mend Beatles dhe këngët e tyre, kështu që ai i vjedh dhe i thotë të gjithëve se janë krijimet e tij. Arrin të mashtrojë dhe James Corden dhe Ed Sheeran.

8.Spider-Man: Far From Home (5 korrik)

Tom Holland…Zendaya……JAME GYLLENHALL??? Çfarë t’ju them më shumë, unë vetë jam fans i Marvel dhe pas “Avengers: Endgame” ky është filmi që pres më shumë.

9.The Lion King (19 korrik)

E dimë që jua kemi treguar trailer-at e filmit disa herë në Blitz, por është Lion King, Mufasa, Simba, Timon dhe Pumba dhe kësaj radhe në film. Plus, Beyonce luan në film. Ky prodhim kinematografik është një dhuratë e vërtetë.

10.Once Upon a Time in Hollywood (26 shkurt)

Ky film është “fëmija” i fundit i Quentin Tarantions kështu që ka pritshmëri të mëdha për të. Leonardo DiCaprio luan aktorin Rick Dalton, Al Pacino luan agjentin e tij dhe Brad Pitt është në rolin e aktorit që bën dublat për Rick. Ah po, Margot Robbie luan rolin e artistes ikonë Sharon Tate. Me këtë cast, filmi duhet të jetë i mirëëëëë!

11.The Neë Mutants (2 gusht)

Pasi është shtyrë disa herë publikimi i këtij filmi, horrori i Marvel (çfarë viti për Marvel) “New Mutants”, do të debutojë në kinema në 2 gusht. Do të ketë një tjetër aktore që është bërë e njohur nga “Game of Thrones”, Maisie Williams por edhe Anya Taylor Joy apo Charlie Heaton. Historia ndjek një grup fëmijësh me fuqi të jashtëzakonshme, që mbahen të mbyllur në një institucion pikërisht se janë mutanë. Por ky nuk do të jetë filmi i zakonshëm me superheronj, pasi është tmerrësisht i frikshëm.

12.Scary Stories to Tell in the Dark (9 gusht)

Libri që ndryshoi jetën e shumë fëmijëve (për keq), është kthyer në një film. Kështu që në vend që ti imagjinoni përbindëshat në kokën tuaj, do të keni mundësinë ti shikoni në një ekran gjigand. Bëfshi qejf!

13.Artemis Fowl (9 gusht)

Meqë ra fjala tek librat e fëmijëve që kthehen në filma, një tjetër adaptim do të vijë në ekran. Bëhet fjalë për ‘Artemis Fowl’, i cili që kur ju publikua trailer-i shkaktoi shumë reagime. Sipas fansave, filmi nuk duket fare i njejtë me librin. Por duhet të rpesim dhe të shohim derisa të dalë në kinema.

14.Where’d You Go, Bernadette (9 gusht)

Mesa duket 9 gushti është dita që të gjithë kanë zgjedhur për të publikuar adaptimet e librave në film. Një tjetër roman do të bëjë debutimin në kinema dhe bëhet fjalë për ‘Ku do të shkoje, Bernadette” (përkthimi duket shumë keq). Cate Blanchett do të luajë rolin e Bernadette Fox, një mamaje e cila zhduket një ditë pa lënë gjurmë. Është si “Gone Girl” por më i lehtë.

15.Good Boys (16 gusht)

“Djemtë e mirë’ mund të ketë si protagonsitë 3 fëmijë, por mos i ngatërroni gjërat, nuk është një film për të vegjlit. Autorët e “Superbad”, “Pineapple Express” dhe “Sausage Party” janë rikther me këtë komedi, dhe duket si një kryevepër.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Terapia e “Dritës së kuqe”/ Përfitimet e jashtëzakonshme që sjell tek njeriu

Publikuar

-

Nga

Ju mund të keni vënë re një rritje të reklamave të mbytura me dritë të kuqe kohët e fundit në mediat sociale. Ose, mund të keni vënë re personazhe të famshëm që promovojnë këtë dritë të re të modës në llogaritë e tyre në mediat sociale. Po, është tendenca e re dhe e shfaqur në […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Si ta kuptoni që partneri juaj po ju fsheh diçka/ Këto janë shenjat që nuk duhet t’i anashkaloni

Publikuar

-

Nga

Të gjithë kanë sekrete që i mbajnë vetë, por çdo marrëdhënie duhet të bazohet në besim. Ndonjëherë është e vështirë të dihet se ku të vizatoni linjën. Komunikimi i mirë është thelbësor, por nëse partneri juaj dëshiron të fshehë diçka, duhet të dini se kur t’i bëni ata të thonë të vërtetën. Duke qenë të […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Zgjoheni në të njëjtën ore çdo natë?/ Ja cfarë do të thotë kjo për ju dhe mesazhi që do të merrni

Publikuar

-

Nga

A e dini se mund të zbuloni shumë për ato që ndodhin në jetën tuaj, bazuar në orët që zgjoheni rastësisht gjatë natës?  Por a e dini se kjo mund të jetë një formë e komunikimit midis botës mbinatyrore dhe vetvetes? Në fushën e trajtimit mjekësor tradicional kinez, praktikuesit origjinal përdorin meridianë të energjisë në […]

LEXO TE PLOTE