Connect with Us

“Jam një njeri i ndjeshëm”/Miriam Cani rrëfen përse nuk merr pjesë në festivale

Kryesore Show Biz

“Jam një njeri i ndjeshëm”/Miriam Cani rrëfen përse nuk merr pjesë në festivale

Publikuar

-

Miriam Cani ndryshe nga bashkëshorti i saj Alban Skenderaj,ka preferuar të mos jetë shumë aktive me projekte muzikore, duke iu përkushtuar zbulimit të talenteve, momentalisht në “The Voice Kids”. Përgjatë karrierës së saj, këngëtarja ka preferuar që ndër të tjera të qëndrojë edhe larg pjesëmarrjes në festivale si “Kënga Magjike” apo “Top Fest”. I vetmi rast kur ajo ka marrë pjesë ka qenë dueti me Alban Skënderajn, “Ende ka shpresë”, në Festivalin e Këngës në vitin 2011, ku fituese për të tretën herë u shpall Aurela Gaçe me “Kënga ime”.

Në një intervistë për Revista Class, Miriami shprehet se nuk është rastësi, por “një vendim personal”. Një ndër arsyet lidhet me keqkuptimet që mund të lindin mes artistëve.

“Ideja e garës është diçka që më krijon shumë siklet pasi gjatë rrugës mund të lindin shumë keqkuptime. Jam një njeri i ndjeshëm dhe mendoj se mund të mos e përjetoja shumë mirë.”

Nga ana tjetër, Miriami preferon që kontaktin me publikun ta ketë në mënyrë më të drejtpërdrejtë.

“Kam dashur të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë tek publiku me muzikën time apo projektet e mia artistike. Të kem një marrëdhënie direkte me publikun.”

Projekti i fundit muzikor i këngëtares daton në nëntor të një viti më parë, “Në Parajsë”.

“‘Në Parajsë’ ka qenë një projekt shumë i dashur për mua. Si muzikalisht ashtu dhe si realizim artistik i videoklipit. Jam e lumtur dhe mirënjohëse që më jepet çdo herë mundësia të punoj me njerëz plot pasion, dedikim dhe artistë të vërtetë. [Në parajsë më bën të ndihem] pa dyshim familja ime. Ata janë gjithçka që kam ëndërruar gjithmonë. Edhe profesioni im më bën shumë të lumtur, por është gjithmonë dytësor. Parajsën dhe paqen e vërtetë e gjej gjithmonë në shtëpi pranë njerëzve të zemrës time që më duan pa kusht.” – shton ajo./Burimi:revistaclass

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: