Connect with Us

Dokumentari në “Netflix”/Diva e muzikës tregon problemet me shtatzëninë dhe si ja doli të dobësohej

Kryesore Show Biz

Dokumentari në “Netflix”/Diva e muzikës tregon problemet me shtatzëninë dhe si ja doli të dobësohej

Publikuar

-

Në dokumentarin e shumëpritur që u transmetua mbrëmjen e djeshme në platformën Netflix, këngëtarja e njohur ka treguar ndër të tjera vështirësitë e shtatzënisë së saj të dytë. Ajo ka zbuluar se shtatzania ishte e papritur dhe fakti që ishin binjakë ishte akoma më surprizues për të dhe bashkëshortin e saj, Jay Z.

“Ajo shtatzëni nuk ishte e lehtë. Trupi im kaloi më shumë gjëra sesa do të kisha menduar se mund të përballonte. Ishte 98 kg ditën që linda. Kisha një shtatzëni shumë të vështirë. E kisha shumë të lartë presionin e gjakut. Në mitër zemra e një prej foshnjave të mia ndaloi disa herë dhe më futën menjëherë në operacion”- kujton Beyonce.

Mbretëresha e muzikës Pop ka zbuluar gjithashtu në dokumentar dietën strikte që ndoqi për t’u dukur e me linja perfekte në skenën e “Coachella”-s.

“Në mënyrë që t’i arrija qëllimet e mia, e limitova veten në një dietë pa bukë, pa karbohidrate e pa sheqer, pa mish, pa peshk e pa alkool. Isha e uritur. Nuk ishte si dikur që mund të bëja prova deri në 15-të orë në ditë. Vetëm që të kuptoja si të balancoja jetën e të qenit nënë e një 6-vjecareje dhe binjakëve, kishte shumë punë. Tani kam fëmijë, kam bashkëshort, duhet të kujdesem për trupin tim”-ka treguar më tej këngëtarja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: