Connect with Us

VIP-at beqarë të showbizzit shqiptar/Cilat janë 13 super femrat që vazhduan suksesin pas divorceve?

Kryesore Show Biz

VIP-at beqarë të showbizzit shqiptar/Cilat janë 13 super femrat që vazhduan suksesin pas divorceve?

Publikuar

-

Pavarësisht ndarjes, nënave u duhet të bëhen të forta për fëmijët e të vazhdojnë jetën të vetme, duke u kthyer në heroina që përballen vetëm me çdo vështirësi.

Njihuni me super nënat e showbizit shqiptar, që e kanë vazhduar jetën pas ndarjes të vetme me fëmijët e tyre.

1-Bora Zemani/Dy vite më parë, moderatorja e njohur Bora Zemani i dha fund marrëdhënies së saj me dj-n e njohur Vin Velin, me të cilin ka një djalë të quajtur Arbor.

Bora Zemani

2-Eneda Tarifa/Në janar të vitit të kaluar, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa i dha fund martesës 18-vjeçare me partnerin Erjon Zaloshnja. Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Aria.

Eneda Tarifa

3-Fjolla Morina është nënë e dy vajzave, Lediana dhe Alaya, baballarët e të cilave ka preferuar t’i mbajë larg syrit të publikut. Megjithatë, sherri me babain e Alayas, Kushtrim Gecin, bëri bujë të madhe në media dhe kudo u përhap lajmi se Fjolla i dha fund marrëdhënies vetëm 2 muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushes. Tashmë Fjolla është single dhe në profilin e saj në Instagram tregon se kalon shumë kohë me vajzat e saj.

Fjolla Morina

4-Këngëtarja Graciela Pashaj, e njohur si ish-bashkëshortja e Stines, u nda me këtë të fundit në dhjetor të vitit 2018. Ishte Stine ai që lajmëroi ndarjen nëpërmjet një statusi, duke treguar se ruanin ende respekt mes tyre. Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Estia.

Graciela Pashaj

 

5-Dy vite më parë, bëri bujë të madhe në media lajmi i ndarjes së modeles së njohur, Adrola Dushit, me partnerin e saj, Adis Patushin. Çifti janë prindër të një djali të quajtur Troi dhe kanë treguar se bëhen gjithmonë bashkë kur bëhet djalë për Troin.

Adrola Dushi

6-Në vitin 2009, këngëtarja Anjeza Branka deklaroi publikisht ndarjen nga partneri, Leonard Kodheli, me të cilin ka një djalë të quajtur Leanzo.

Anjeza Branka

7-6 vite më parë, prezantuesja e njohur sportive, Hygerta Sako, i dha fund martesës me biznesmenin Artur Aligjoni, me të cilin ka një vajzë të quajtur Anais.

Hygerta Sako

8-Pas një lidhjeje 9-vjeçare dashurie e cila pasoi me bashkëjetesë, Ingrit Gjoni humbi partnerin e saj, biznesmenin me origjinë nga Shkodra, Arian Selimin. Prej lidhjes së tyre erdhi në jetë një vajzë që u pagëzua me emrin Coco Antonel.

Ingrit Gjoni

 

9-Pas 2 vitesh martesë, në nëntor të vitit 2017, modelja Erjona Sulejmani dhe futbollisti Blerim Xhemaili i dhanë fund lidhjes së tyre. Çifti janë prindër të një djali të quajtur Luan.

Erjona Sulejmani

 

10-Në moshën 23-vjeçare, Xhesika Ndoj u bë nënë e një vajze nga lidhja e saj me të dashurin, identitetin e të cilit e ka mbajtur të fshehtë nga publiku. Megjithëse ai nuk e dëshironte një fëmijë, Xhesika ishte e vendosur t’a sillte në jetë vajzën, të cilën po e rrit e vetme, pasi zbuloi se partneri i saj kishte një familje tjetër dhe i dha fund gjithçkaje mes tyre.

Xhesika Ndoj

 

11-Në moshën 15-vjeçare, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj u martua me Mentor Hadërgjonaj, me të cilin ka dy vajza, Agnesa dhe Anxhelina. Megjithatë, marrëdhënia e tyre përfundoi për shkak për problemeve të shumta dhe tashmë çifti ruan një marrëdhënie korrekte.

Alberie Hadërgjonaj

12-Këngëtarja e njohur Eli Fara i dha fund martesës me bashkëshortin Lul Kapurani kur vajza e tyre, Marina, ishte vetëm disa muajshe. Marina mban mbiemrin e të atit dhe ligjërisht në gjendjen civile është regjistruar me emrin Roxhensa Kapurani.

Eli Fara

13-Në nëntor të vitit 2017, Hueyda El Saied i dha fund martesës me francezin Michael Tamisier, me të cilin ka një djalë të quajtur Gabriel./CNA.al

Hueyda El Saied

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: