Showbizz
“50-Shades of Grey”/ Protagonistja e re 23-vjeçarja e virgjër nga Kukësi

Autorja e një prej librave më të shitur “50-Shades of Grey” është kritikuar nga ambasadori shqiptar në Angli.
Në librin e saj më të ri autorja i përshkruan shqiptarët si trafikantë dhe të dhunashëm.
Në librin e parë, “50 Hijet e Grejit”, një vajzë e virgjër 23-vjeçare, studente, njihet me një pasanik të quajtur Greji, me të cilin përjeton një pasion të madh seksual.
Në librin e ri “The Mister” është sërish një vajzë e virgjër, po 23-vjeçare, e cila po ashtu njihet me një pasanik dominant, Maksim Trevelian. Vetëm se këtë herë, 23-vjeçarja e virgjër është një vajzë shqiptare nga Kukësi, e trafikuar nga shqiptarë të tjerë dhe e shitur si skllave seksi, e cila punon tani si shërbyese në shtëpinë e Maksimit.
Vajza shqiptare, Alesia Demaçi, përshkruhet si një injorante që magjepset nga përdorimi i teknologjisë, si smartfonë e karta krediti, ndërsa shqiptarët e tjerë dalin të gjithë kriminelë e trafikantë femrash.
Ndërkohë ambasadori shqiptar në Angli, Qirjako Qirko, siç shkruajnë mediat britanike e ka kritikuar ashpër shkrimtaren, për mënyrën se si i ka portretizuar shqiptarët.