Kuriozitete
Filantropi zvicerian dhuron 1 bilion dollarë për të shpëtuar Tokën në 10 vitet e ardhshme

Bilioneri zviceran Hansjörg Wyss, shpreson të ndihmojë në përshpejtimin e ruajtjes së tokës dhe të oqeaneve në mbarë botën duke mbështetur përpjekjet e konservimit në nivel lokal, duke dhuruar 1 miliard dollarë në 10 vitet e ardhshme për të shpëtuar planetin. Ai do të financojë projekte shkencore dhe duke rritur ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e kësaj çështjeje.
Nëpërmjet Fondacionit Wyss, miliarderi synon të ndihmojë në ruajtjen e 30 për qind të Tokës deri në vitin 2030 dhe, sipas fjalëve të tij, beson se kjo është e arritshme.
Bilioneri gjithashtu vuri në dukje se speciet e bimëve dhe kafshëve po zhduken me një normë 1.000 herë më të shpejtë se ato para se të shfaqeshin njerëzit./Burimi:https://www.unilad.co.uk/news/swiss-billionaire-donated-1-billion-to-save-the-earth/?source=facebook