Life Style
Ndryshimi i stinës ndikon tek të gjithë/Ja simptomat më të shpeshta në trupin e njeriut

Ndryshimi i stinës ndikon tek fëmijët por edhe tek të rriturit .Falë temperaturave të pëlqyeshme dhe ditëve më të gjata, dalim më shumë, edhe pas darke, kalojmë më shumë kohë në natyre dhe flemë më vonë, mbi të gjitha në ditët e nxehta por stina e re sjell ndryshime edhe në organizëm me një rritje të nivelit të serotoninës dhe dopaminës gjatë ditëve; pasojat janë më shumë lëvizje, edhe në orët e mbrëmjes, dhe kjo mund të ketë efekte negative tek ritmi, gjumë-zgjim.Sa më e madhe të jetë koha e gjumit e humbur, aq më të mëdha janë pasojat. Zakonisht, këto efekte të lidhura me ardhjen e pranverës, synojnë të zgjidhen brenda 2 ose 3 javësh, por këshilla e artë është kjo: Një i rritur duhet të flejë rreth shtatë orë në natë, pa përjashtim.
Në mëngjes duhet sidoqoftë të zgjohesh në të njëjtën orë, për të shkuar në punë apo shkollë, ndaj reduktohet koha e pushimit dhe në mëngjes me vështirësi ngrihesh nga krevati. E kjo ka pasoja negative tek shëndeti.
Përvec ditëve më të gjata, kemi edhe dritën artificale më të zgjatur, në mbrëmje, dhe kjo shkakton çlirim melatonine, sipas ekspertëve, çka edhe shoqërohet me më shumë vështirësi në fjetje. Si rezultat, jemi më të irrituar gjatë ditës.
Më të rrezikuarit janë ata qe flenë vonë dhe zgjohen më vonë se të tjerët.ose ata që e kanë orën biologjike të shtyrë më përpara; Dhe këta nuk janë pak por 20 për qind e popullatës.