Connect with Us

Një këngë në shqip? Rita Ora jep përgjigjen që do të gëzojë të gjithë shqiptarët

Showbizz

Një këngë në shqip? Rita Ora jep përgjigjen që do të gëzojë të gjithë shqiptarët

Publikuar

-

Rita Ora është një nga këngëtaret e cila në çdo dalje të saj publike nuk ngurron asnjëherë të përmendë me krenari origjinën e saj.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për një nga gazetat zvicerane, Rita Ora ka shprehur dëshirën si dhe nundësinë në një të ardhme jo shumë të largët do të krijojë një këngë në gjuhën shqipe.

Pjesë nga intervista e Rita Orës

Rita Ora, ti je pjesë e rëndësishme e festivalit Alba në Zyrih, i cili do ketë edhe këngëtarë shqiptarë e kosovarë. Cila është marrëdhënia jote me Kosovën?

Ndonëse jam rritur në Londër, prindërit e mi më mësuan shumë për vendin tim prandaj jam krenare që jam nga Kosova.

A shkon shpesh atje?

Sa herë kam mundësi, shkoj të kaloj kohë me familjen time.

Që prej vitit 2015, ti je Ambasadorja e Nderit në Kosovë. Cfarë domethënie ka kjo për ty?

Është një nder i madh për mua që të kem mundësi të prezantoj shtetin në këtë mënyrë dhe unë i marr punët shumë seriozisht.

Së bashku me ty, Dua Lipën, Bebe Rexhën, ka dhe disa këngëtarë shqiptarë me sukses ndërkombëtar. Si e shpjegon këtë?

Muzika dhe kërcimi janë në gjakun tonë. Mendoj se është fanstastike që ne kemi mundësinë të shfaqim talentin tonë në të gjithë botën. Gjithashtu jam e lumtur që ne mund ta bëjmë vendin të njohur kudo.

A do të këndosh në gjuhën shqipe në fund të qeshorit?

Do ta zbulosh këtë kur të vish në koncert.

Do bësh një këngë shqiptare?

Sigurisht, do ishte fanstastike të regjistroja një këngë shqiptare një ditë.

 

Festivali nuk është në Kosovë, por në Zyrih. Përse të pëlqen Zvicra?

 

Kur kam kohë të lirë, unë kam qejf të udhëtoj. Njëherë ngjita Zyrihun. Pamja ishte shumë e bukur dhe tregonte sa i mahnitshëm është Zyrihu.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Aktorja e famshme publikon foton me të birin/ Tregon shqetësimin e vogël që kanë të gjitha nënat

Publikuar

-

Nga

Aktorja e njohur turke Hazal Kaya pak muaj më parë u bë nënë e një djali. 29 vjeçarja është shprehur se nuik do që të dalë në publik me të birin nga frika se mos e marrin mësysh. Çifti i vendosën vogëlushit të tyre emrin Fikret dhe deri tani ia kanë ruajtur në maksimum privatësinë. […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Një ëmbëlsirë e vërtetë/ Aktorja që fitoi zemrën e futbollistit të njohur

Publikuar

-

Nga

Elisa Visari është një aktore italiane e cila është bërë e njohur falë filmave “A cassa tutti bene”, “Non sonno assassino” dhe “Gli anni piu belli”. Ajo ka spikatur për bukurinë e saj si dhe së fundi është komentuar për një lidhje dashurie me futbollistin Nikolo Zaniolo. Sipas mediave italiane, Zaniolo ka nisur një lidhje […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Ndihem e vetmuar”/ Bebe Rexha probleme me ankthin dhe depresionin

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha duket se nuk po përjeton momentet më të mira në jetën e saj. Së fundi këngëtarja është distancuar nga rrjetet sociale dhe postimet. Ajo ka treguar edhe më herët problemet që ka me depresionin dhe ndjehet e vetmuar dhe përjeton ankthin. “Në pamje të parë, jam e sigurt se […]

LEXO TE PLOTE