Kryesore Show Biz
E dashuruar prej vitesh/ Fejohet kryeministrja e Zelandës së Re

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe Clarke Gayford kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre dhe janë fejuar pas shumë vitesh lidhje.
Ardern, i fejuari i saj ,u pa në një ceremoni të premten me një unazë diamanti në gishtin e mesëm të dorës së majtë gjë që bëri mediat të shkruanin për fejesën e tyre.
Dhe zëdhënësi i saj konfirmoi lajmet se kryeministrja u fejua gjatë Pashkëve. Vitin e kaluar, çifti u bënë prindër të një vajze, Neve Te Aroha.
Në janar, Ardern u pyet nga Victoria Derbyshire e BBC nëse ajo do t’i propozonte Gayford. “Jo nuk do i propozoja. Dua ta lë të përjetojë dhimbjen dhe torturën e agonisë për bërjen e kësaj pyetje,”-tha ajo.
Kryeministrja hyri në histori si udhëheqësja e dytë botërore që lindi fëmijë gjatë kohës që ishte në detyrë.