Connect with Us

Harrojini ndërhyrjet estetike/ Provoni këto produkte natyrale dhe nuk do të pendoheni

Life Style

Harrojini ndërhyrjet estetike/ Provoni këto produkte natyrale dhe nuk do të pendoheni

Publikuar

-

Të gjithë ne jemi të fiksuar pas pamjes dhe trendeve të reja. Të shumtë janë njerëzit që zgjedhin të bëjnë ndërhyrje në pamjen e tyre të jashtme pasi pësojnë dëmtime të lëkurës. Shkaqet e dëmtimeve të lëkurës janë të ndryshme si: ekspozimi ndaj diellit, plakja, mbipesha dhe hunmbja në peshë etj. Por para se t’i drejtoheni zgjedhjeve jo natyrle provoni ta trajtoni lëkurën tuaj me këto produkte natyrale.

Trajtimet për tonifikimin e lëkurës, që mund t’i bëni vetë në shtëpi

Vaj kokosi

Vaj i kokosit ngadalëson procesin e plakjes duke ofruar një mori të ushqyesve dhe antioksidantëve të dobishëm për lëkurën tuaj. Gjithashtu hidraton lëkurën dhe çliron poret e bllokuara, vijat e holla apo rrudhat që po formohen. Merrni disa pika vaj kokosi në pëllëmbën tuaj, dhe aplikojeni butësisht në fytyrën tuaj. Përhapeni me lëvizje rrethore dhe masazhojeni fytyrën tuaj për rreth pesë ose dhjetë minuta. Lëreni ashtu gjatë gjithë natës. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë në mëngjes.

Vaj i sinapit (vaji i farave të mustardës)

Vaj i sinapit është i pasur me vitaminë E dhe mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket e përsosur. Aplikimi në lëkurën tuaj gjithashtu mund të nxisë qarkullimin e gjakut, duke ju dhënë një lëkurë të butë dhe pa rrudha. Nxehni vajin e sinapit. Aplikojeni atë në fytyrën tuaj (ndërsa është e ngrohtë) me lëvizje rrethore. Mund ta përdorni edhe në të gjithë trupin tuaj. Më vonë shpëlajeni.

Vaji i bajames

Vaji i bajames ushqen lëkurën duke e furnizuar atë me Vitaminë E. Ky vaj gjithashtu hidraton lëkurën, trajton rrudhat dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës. Merrni pak vaj bajame në një tas dhe aplikojeni në të gjithë trupin tuaj. Masazhoni trupin për 20 minuta. Bëni një dush pas njëfarë kohe. Provojeni këtë mënyrë çdo dy ditë për të pasur rezultate më të mira.

Vaj avokadoje

Vaji i avokados është i pasur në vitamina A, B dhe E dhe mund të rritë prodhimin e kolagjenit në trupin tuaj. Ky vaj përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe zvogëlon shenjat e plakjes së lëkurës. Merrni pak vaj avokadoje në pëllëmbën tuaj dhe aplikojeni atë në të gjithë trupin tuaj. Lëreni të veprojë për një orë dhe më pas bëni dush.

Suplementet e vajit të peshkut

Marrja e suplementeve të vajit të peshkut nuk përmirëson vetëm fuqinë tuaj të kujtesës dhe funksionimin kognitiv, por gjithashtu mund të forcojë lëkurën tuaj. Këto suplemente përmbajnë Vitaminë E, e cila dihet se përmirëson elasticitetin e lëkurës. Merrni dy ose tre kapsula me vaj peshku dhe çajini ato. Me përbërjen brenda tyre masazhoni fytyrën. Lëreni të veprojë gjatë natës dhe lajeni fytyrën herët në mëngjes.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit ruan hidratimin në lëkurën tuaj dhe e furnizon atë me vitaminë E, duke e bërë lëkurën tuaj të butë dhe rrezatuese. Pasi keni bërë dush dhe keni tharë lëkurën me peshqir, merrni vaj ulliri dhe masazhoni butësisht gjithë trupin.

Vezë dhe mjaltë

Vezët mund ta bëjnë lëkurën tuaj elastike duke e furnizuar atë me proteinat e nevojshme. Dhe mjalti nga ana tjetër bën që të ruhet hidratimi i lëkurës. Përzieni të bardhën e vezës dhe mjaltin në një tas dhe bëni maskë për fytyrën. Aplikojeni në lëkurë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Më pas shpëlajeni. Bëjeni këtë maskë tre herë në muaj.

Bananet

Ato kanë vitamina dhe minerale thelbësore që janë të nevojshme për tonifikimin e lëkurës, siç janë vitaminat A, B, C dhe D, si dhe zinku, kaliumi, magnezi dhe hekuri. Bananet gjithashtu mund të ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe reduktimin e shenjave të plakjes.

Merrni një banane të pjekur dhe copëtojeni. Shtoni disa pika lëng limoni në të dhe përziejini mirë. Aplikoni maskën në fytyrën tuaj. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni. Provojeni këtë maskë dy herë në javë për rezultate më të mira.

Lëng domateje

Lëngu i domates ka antioksidantin likopene i cili pastron lëkurën tuaj. Lëngu i domates gjithashtu jep një ton të barabartë të lëkurës dhe e forcon atë. Merrni një domate organike të papërpunuar dhe me një blender merrini vetëm lëngun. Me një cipë pambuku aplikoni lëngun e domates në lëkurë, sidomos në vendet ku keni nevojë. Lëreni për 15 minuta dhe më pas  lajeni duke përdorur ujë mineral.

Kos

Kosi bën mrekulli për lëkurën. Prania e acidit laktik tek kosi mund të pastrojë poret dhe të rrisë elasticitetin e lëkurës. Përveç kësaj, kosi i jep një shkëlqim natyror fytyrës tuaj. Merrni pak kos dhe shtoni disa pika lëng limoni në të. Aplikojeni përbërjen në fytyrë. Lëreni për pesë minuta dhe më pas shpëlajeni duke përdorur ujë të ftohtë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Të paparashikueshme në shtrat/ Zbuloni 3 shenjat më “përvëluese” në shtrat

Publikuar

-

Nga

Peshorja Pak njerëz japin dhe marrin në shtrat më mirë se një Peshore, ata janë dashamirës të qëndrueshëm që mund të manovrojnë, të japin dhe të marrin me hir dhe elegancë. Akti seksual është i shenjtë për Peshoren, i cili drejtohet nga Venera, planeti i dashurisë . Ata duan të sigurohen që ata dhe partneri […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Horoskopi 11 nëntor 2019/ Dashuria, puna dhe shëndeti, zbuloni si do të jetë kjo ditë për 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Nga

Dashi Dashuria: Këtë javë do të jeni shumë prekës dhe nuk do keni mundësi të mendoni para se të veproni. Bërja juaj impulsive nuk do të përmirësojë situatën në shumë aspekte të jetës suaj. Por gjatë fundjavës diçka mund të ndryshojë dhe të sjellë shpresa të reja për çiftet. Një javë e mirë në vend […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Bija ime/ Xhandan mëson se Demiri e ka mashtruar, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Nga

Ojky i qëndron ftohtë Demirit dhe ai e kupton që ajo ka diçka. Ojky i thotë Demirit se e mori malli për të. Demir me Ojkynë dhe Ugurin gatuajnë bashkë. Xhandan shkon në shtëpinë e Demirit dhe Ugur detyrohet të dalë nga dritarja. Në mbrëmje Demir dhe Ugur shkojnë të kryejnë punën. Ojky qëndron me […]

LEXO TE PLOTE