Connect with Us

Nuk po shkon sipas planit/Meghan Markle në vështirësi me lindjen e fëmijës mbretëror

Kryesore Show Biz

Nuk po shkon sipas planit/Meghan Markle në vështirësi me lindjen e fëmijës mbretëror

Publikuar

-

meghan markle

Para disa ditësh u tha se Meghan Markle, dukesha e Sussex-it kishte lindur fëmijën e saj mbretëror por sipas Daily Mail ajo është 1 javë me vonesë nga data e parashikuar, dhe do t’i duhet ta përshpejtojë lindjen.

Ndërhyrjet për të përshpejtuar lindjen kryhen 7- 10 ditë pas datës së parashikuar, e megjithatë, në rast se nëna dhe fëmija janë mirë, mund të shtyhet deri në dy javë.

Sipas burimeve të „DailyMail“ një grup mjekësh të prirë nga një mjeke grua janë në gatishmëri, ndërsa mësohet një mjeke vizitoi shtëpinë e dukës dhe dukeshës një javë më parë.

Detajet janë tejmase të rezervuara, pasi siç u bë e ditur muajin e kaluar, gjithçka në lidhje me lindjen e fëmijës së parë të Meghan Markle dhe princit Harry, do të mbahet private nga pallati.

Dukesha supozohet të ketë një lindje në shtëpi, por nëse do t’i duhet të nxisë kontraktimet, do të jetë e nevojshme të shkojë në spitalin më të afërt, Frimley Park Hospital.

Shtëpia ku do të rritet foshnja është vila Frogmore, një shtëpi 2- katëshe me një kopsht të mrekullueshëm, një pronë e familjes mbretërore që gjendet në Windsor, Berkshire.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: