Kryesore Show Biz
500.000 dollarë nata/Zbulohen pamjet e spitalit ku ka lindur Meghan Markle

“Portland Hospital” në Londër, njihet si spitali luksoz ku disa nëna shpenzojnë deri në 500 000 dollarë në varësi të netëve që kalojnë , prandaj jo çdokush mund ta sjellë në jetë fëmijën në këtë spital. Ky është spitali ku ditën e djeshme Meghan Markle lindi fëmijën mbretëror me Princin Harry.
Këtu ka shërbim 24 orësh, krevatë luksozë edhe për bebet, infermiere që kujdesen për bebin gjatë natës dhe po ashtu ka suita për familjarët dhe vizitorët e pacientëve.
Në të njëjtin spital kanë lindur edhe Victoria Beckham, Liz Hurley, Jools Oliver, dukesha e York-ut dhe shumë mama të tjera VIP dhe një natë në dhomat e këtij spitali kushton 1,800 paundë, megjithatë spitali ka edhe disa dhoma ekskluzive për mbretërorët dhe VIP-at e tjerë, në të cilat kushton mbi 2000 paundë nata.