Connect with Us

Sot në “Vrasje të vogla”/ Merve braktis Serhanin, Oja e vendosur për ta shpëtuar nga burgu

Life Style

Sot në “Vrasje të vogla”/ Merve braktis Serhanin, Oja e vendosur për ta shpëtuar nga burgu

Publikuar

-

Nihal telefonon Merven për t’i thënë se Pelin i ka kërkuar që t’i shesë Burxhusë një shtëpi në lagjen e tyre. Nihal vendos të mbajë anën e Merves në luftën e heshtur mes Pelinit dhe Merves.

Merve i tregon Serhanit se pas arrestit të tij e gjithë lagjia ka sulmuar shtëpinë e tyre duke kërkuar pasurinë e humbur në firmën e tij, por Oja e ka ndihmuar për të shpëtuar nga situata. Serhanit i bëhet qejfi.

Merve i shpreh Serhanit besimin se ai është i pafajshëm dhe e pyet për fajtorin e vërtetë. Serhan nuk i tregon Merves për dyshimet e tij rreth Rizasë për të mos e lënduar, por Merve e ka kupton pasi i kujtohet akuza e Ojas ndaj të vëllait.

Merve bën gati valixhet e saj dhe të Milës herët në mëngjes dhe arratiset sëbashku me Milën përpara se Serhan të zgjohet. Serhan del në rrugë për të kërkuar Milën dhe Merven duke shkelur jashtë shtëpisë edhe pse nuk i lejohet duke qenë nën arrest. Pelin përpiqet të kopjojë çdo sjellje të Merves.

Tajlan kritikon Pelinin duke i thënë se është verbuar nga dëshira për pushtet. Pelin e quan Tajlanin një mashkull të papërgjegjshëm dhe të paaftë për të plotësuar dëshirat e saj luksoze. Tajlan heq dorë prej Pelinit dhe ajo dëshpërohet. Profesori shikon Pelinin e mërzitur në shkollë dhe e siguron atë se është një femër e arrirë.

Pelin qan në krahët e profesorit duke gjetur ngushëllim tek ai. Burxhu i tregon Pelinit se Nihal nuk pranon t’i gjejë një shtëpi. Edip mërzitet kur shikon entuziazmin e Ojas për lirimin e Serhanit. Oja shokohet kur mëson se Merve ka fikur telefonin dhe telefonon Serhanin.

Serhan i tregon Ojas i përlotur se Merve dhe Mila e kanë braktisur. Edip dhe Oja i shkojnë Serhanit për mbështetje. Edip i kthen Serhanit të njëjtin kërcënim përmes cigareve puro. Oja dhe Serhan mbeten vetëm në shtëpinë e tij. Oja ndihmon Serhanin të rruhet. Serhan i puth dorën Ojas.

Merve dhe Mila kanë shkuar në shtëpinë ku fshihet Galip. Oja është e vendosur të shpëtojë Serhanin nga burgu dhe mëson se mund ta shpëtojë atë vetëm duke gjetur Galipin. Merve i rrëfen Rizasë se ka hequr dorë përfundimisht prej Serhanit pasi fundi i tij është në burg. Ajo shtiret sikur është e mërzitur me Rizanë që nuk e ka paralajmëruar që më herët për skemën e mashtrimit në kompani.

Riza shtiret si i pafajshëm para Merves, por ajo e ballafaqon duke e përgëzuar për zgjuarsinë e tij. Oja vendos të gjejë Galipin përmes të dhënave të tij mjekësore. Merve i rrëfen Rizasë se Serhan e ka tradhëtuar. Riza shtiret sikur e mbështet, por vihet në siklet nga prania e Merves dhe Milës.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kuriozitete

Frikacakë dhe nervozë/ Zbuloni 5 shenjat e horoskopit më të stresuara në zodiak

Publikuar

-

Nga

Binjakët Binjakët nervozohen kur kafshojnë më shumë sesa mund të përtypin, që është diçka që ata bëjnë gjatë gjithë kohës. Ata mërziten dhe nervozohen nese nuk bëjnë një punë të mirë ose se do ta zhgënjejnë dikë.Kur Binjakët janë me nerva, reagimi i parë janë të ecurat nëpër dhomë. Kjo i ndihmon të qartësojnë mendjen […]

LEXO TE PLOTE
" "

Life Style

FOTO-Nuk po i hani ashtu si duhet/ Zbuloni se si duhet t’i gatuani këto 12 ushqime për të pasur përfitime të mëdha shëndetësore

Publikuar

-

Nga

A e dini se po hani në mënyrë të gabuar disa ushqime të caktuara? Asparagu, luleshtrydhet, kosi dhe fasulet janë të gjitha ushqime të shëndetshme, por ne shpesh nuk i hamë si duhet dhe përfundojmë duke mos i përfituar ushqyesit e tyre. “BrightSide”, ka renditur 12 ushqime që me siguri keni qenë duke i ngrënë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Life Style

Zbulohen shifrat e frikshme/ Përse fëmijët dhe adoleshentët ndihen të trishtuar dhe në depresion në ditët e sotme

Publikuar

-

Nga

Prej disa vitesh, sipas sondazheve, të rinjtë duket se ndihen gjithnjë e më shumë të palumtur, të trishtuar dhe në depresion.Sipas shifrave të fundit , ka pasur një rritje drastike të çrregullimeve të humorit dhe shqetësimit psikologjik tek adoleshentët dhe të rriturit e sotëm. Sipas “Bright Side”, psikologu që vepron në çështjen e të rriturve dhe adoleshentëve të […]

LEXO TE PLOTE