Connect with Us

“Kushedi kur është përballur me librat për herë të fundit”/Olti Curri vazhdon ‘sherrin’ me moderatoren

Kryesore Show Biz

“Kushedi kur është përballur me librat për herë të fundit”/Olti Curri vazhdon ‘sherrin’ me moderatoren

Publikuar

-

Blogeri dhe gazetari Olti Curri dy ditë më parë thumboi përmes një videoje moderatoren Fjoralba Ponarin ku kishte shkëputur një copëz nga skenari i moderatores së programit “E diell”, në të cilën shprehej:

“Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është thjesht çështje fati, është edhe çështje profesionale”.

 

 

Më pas replikat e drejtpërdrejta mes Oltit dhe Fjoralbës nuk kanë munguar:

 

Por moderatorja reagoi  përmes një postimi publik në Instastory dhe  shprehet se videoja e Oltit është shkëputur nga konteksti dhe është prerë qëllimisht për të krijuar efektin parodik.

“Të sqaroj pak dhe mesazhet që vijnë nga videoja e Oltit. Kujt mund t’i ketë shpëtuar le të shkojë të argëtohet pak. Unë bëj një lapsus që në vazhdim sqarohet dhe jepet ideja e gjësë që supozohej të prezantoja. Por qimja bëhet tra si zakonisht dhe videoja do humbiste efektin parodik, kshuqë e gjymtojnë. Kjo bën një të mirë ama, gjithë njerëzinë e palumtur e bën tok, argëtohen duke ofenduar. Propagandojnë lart e poshtë antibullizmin pastaj”.

 

Përgjigjen e fundit e ka dhënë Olti duke i sqaruar Fjoralbës se çfarë është në të vërtetë bullizmi.

“Unë kujtova se vajza ka bërë lapsus nga shpejtësia jo nga padituria. Bullizëm? As në google nuk di vallë të notojë se me librat kushedi kur është përballur për herë të fundit. Bullizëm është rasti i asaj vajzës së ndjerë që u nda nga jeta para pak ditësh prej dhunës dhe kërcënimeve, nuk është humori në Instagram. Kujdes me termat që hapin plagë, injoranca thotë italianët është bekim, por në këtë rast është mallkim”, përfundon mesazhin e tij Olti.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: