Connect with Us

Vuani nga sëmundja e diabetit?/ Zbuloni kombinimin perfekt të ushqimeve që duhet të konsumoni

Life Style

Vuani nga sëmundja e diabetit?/ Zbuloni kombinimin perfekt të ushqimeve që duhet të konsumoni

Publikuar

-

Niveli i lartë i sheqerit në gjak është një simptomë problematike e sëmundjes së diabetit. Kjo gjendje mund t’ju shkaktojë dëmtime të arterieve të syrit, të veshkave, zemrës dhe madje trurit.

Nëse vuani nga diabeti sheqeri në gjak është zakonisht më i lartë se normalja. Të menaxhosh sëmundjen e diabetit është një sfidë e vërtetë, pasi kujdesi duhet të jetë i përditshëm dhe në çdo vakt.

Ushqimi i tepërt dhe me shumë sheqer njihet si armiku më i madh i kësaj sëmundje. Agroweb.org në këtë artikull ju këshillon se çfarë duhet të bëni kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë. A duhet të lini vaktet pa ngrënë?

Mjekët rekomandojnë që vaktet të konsumohen gjithnjë strikte dhe të bazuara në një dietë të shëndetshme. Gjithsesi edhe nëse në këto raste niveli i sheqerit në gjak është akoma i lartë kjo nuk do të thotë që ju duhet të lini vaktet pa ngrënë.

Në vend që të evitoni ushqimin përpiquni të kuptoni shkaqet që po ju shkaktojnë këtë simptomë. Në shumë raste edhe kur ju evitoni të konsumoni ushqim për të ulur nivelin e sheqerit në gjak kjo mënyrë do t’ju japë efektin e kundërt.

Trupi do të ndihet i uritur dhe nën presion, pra nuk do të ketë një funksionim normal të tij. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të shihni me kujdes arsyet që po j’ua shkaktojnë këtë simptomë.

Agroweb.org mëposhtë ju tregon disa arsye që nxisin rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Shkaqet që ju rrisin sheqerin në gjak

Nëse niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalja filloni gjithnjë të evitoni shkaqet që po j’ua shkaktojnë atë.

Nëse keni ngrënë ushqime me shumë karbohidrate si patatet apo edhe brumërat atëherë me shumë mundësi ato po ju dëmtojnë.

Nëse jeni të sëmurë apo nën efektin e ilaçeve të tjera kjo mund t’ju rrisë nivelin e sheqrr në gjak. Edhe lënia pas dore e ilaçeve apo e ushtrimeve fizike mund të shkaktojë këto simptoma në trupin tuaj.

Çfarë duhet të konsumoni

Në vend që të evitoni të ngrënën, mundohuni të konsumoni një dietë sa më të balancuar me fruta dhe perime.

Konsumoni një sasi të madhe proteine pasi do të stimulojë pankreasin të prodhojë më shumë insulinë. Insulina është hormoni kryesor që ju duhet për të ulur nivelin e sheqerit në gjak.

Dietën tuaj bazojeni në perime dhe kryesisht ato jeshilet si brokoli apo spinaqi, për burime proteine konsumoni shumë mish pule, viçi apo peshk.

Balanconi gjithnjë vaktet tuaja dhe kujdesuni të keni një aktivitet sportiv të rregullt për një jetesë sa më të lehte me këtë sëmundje./agroweb

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

2 shenjat më të paparashikueshme të Zodiakut/ Zbuloni se si janë në një marrëdhënie dashurie

Publikuar

-

Nga

Luani Një Luan do të jetë larg nga të qenit një individ i matur ose stoik. Ata janë të besimit se ata gjithmonë duhet të jenë të gatshëm të jenë të hapur dhe shprehës për ndjenjat dhe emocionet e tyre në jetë. Kjo është arsyeja pse është absolutisht thelbësore që ata të përfundojnë me dikë […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

E habitshme/ 3 përfitimet që sjell prekja në shëndetin tonë

Publikuar

-

Nga

Mund të shkaktojë mendim dhe besim pozitiv. Oksitocina është një hormon i vërtetë “ndjehem mirë” që nxitet kur jeni në një përqafim me dikë. Ajo që bën ky hormon është se ndihmon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore. Dhe kur kjo të ndodhë, ju thjesht priren të keni një perspektivë më optimiste për jetën. Gjithashtu, kjo […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Katër shenjat më të fuqishme të zodiakut/ Ja forcat e fshehura tek to dhe disa fakte që nuk i dinit

Publikuar

-

Nga

Dashi Dashi është plot energji dhe ka një personalitet jashtëzakonisht aventuresk. Ata mund të kalojnë “malet” e jetës dhe janë veçanërisht të guximshëm . Sidoqoftë, personaliteti i tyre  gjithashtu mund t’i bëjë ata kokëfortë, dhe shpirti i tyre rebel mund t’i bëjë ata impulsivë.Dashi pëlqen të luajë role udhëheqëse dhe kur nuk munden, mund të jenë pak […]

LEXO TE PLOTE