Connect with Us

Keni këto shenja në trupin tuaj? Urgjent tek mjeku

Life Style

Keni këto shenja në trupin tuaj? Urgjent tek mjeku

Publikuar

-

Lëkura është organi më i madh i trupit dhe si i tillë është çdo ditë në kontakt më faktorë të jashtëm.

Dëmtimet e jashtme mund të shkaktojnë probleme dhe dhimbje, por shqetësimi i vërtetë lind kur këto shenja e kanë origjinën nga brenda trupit.

Në shumë raste kur organizmi ka mungesa dhe nuk po funksionon siç duhet, lëkura jep sinjalet e saj duke qenë shumë e ndjeshme.

Mjekët dermatologë shpjegojnë se sëmundjet autoimune janë të parat që ndikojnë lëkurën.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon sinjalet më të zakonshme që lëkura jep dhe çfarë simbolizojnë ato.

Psoriaza

Ndër shembujt më të njohur të plagëve të lëkurës që nuk vijnë nga dëmtime të jashtme është sëmundja e psoriazës.

Kjo sëmundje lë njolla të kuqe, të bardha apo gri në lëkurë.

Zakonisht ato shfaqen në zonën e barkut, duarve dhe këmbëve.

Mjekët thonë që personat e prekur nga psoriaza e lëkurës në 20% të rasteve mund të zhvillojnë edhe sëmundje si artriti.

Kjo mund të lidhet edhe me sëmundje të tjera siç janë lupus, dermatomiositi, skleroderma apo vaskuliti.

Këto sëmundje i japin shenjat e tyre drejtpërdrejtë në lëkurë.

Lupus

Lupus është një sëmundje e famshme autoimune që shfaqjet e para i jep në lëkurë dhe kryesisht në pjesën e barkut.

Simptomat që jep kjo sëmundje janë ato të lëkurës së irrituar me harta të mëdha të kuqe.

Kur zhvillohet sëmundja e lupusit mund të prekë edhe organe të tjera të trupit siç janë veshkat, mushkëritë apo zemra.

Dermatomiositi

Dermatomiositi është një lloj sëmundje i miopatisë inflamatore e cila prek muskujt dhe lëkurën.

Mund të shfaqet në formën e shenjave të vogla të kuqe në duar, gjunjë apo kavilje.

Këto shenja mund të shfaqen papritur dhe të shoqërohen edhe me fryrje të duarve apo të këmbëve.

Për personat që vuajnë nga kjo sëmundje përveç dobësimit të muskujve mund të përjetojnë temperaturë, vështirësi në tretje dhe në të ushqyer.

Mund të provokojë edhe sëmundje të stomakut si ulçera apo mos tretja e mirë.

Skleroderma

Skleroderma do të thotë “lëkurë e ashpër” dhe është pikërisht një sëmundje që prek lëkurën në këtë spektër.

Shkakton edhe efekte të tjera anësore që prekin pjesët e brendshme të trupit.

Shfaqet tek duart këmbët, qafa dhe ka tendencën të shkaktojë fryrje të tyre.

Një ndër efektet negative që i jep trupit është dobësimi i enëve të gjakut apo organeve të brendshme.

Çfarë e bën këtë sëmundje të rrezikshme është aftësia e saj për të prekur si lëkurën ashtu edhe organet e brendshme të trupit.

Vaskulitis

Vaskulitis është një sëmundje që sjell një grup çrregullimesh në trup.

Shfaqet në shumë pjesë të trupit dhe lë shenja të zeza apo të kuqe të cilat ngjasojnë me plagët e zakonshme të lëkurës.

Në secilin nga këto raste nevojitet ndihma e një mjeku specialist dermatolog.

Nëse shikoni papritur shenja të mëdha në formën e plagëve në trupin tuaj vizitoheni tek një mjek./Burimi:AgroWeb.org

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: