Connect with Us

Qetëson trurin dhe lufton stresin/ Shurupi “magjik” që mund ta përgatitni në shtëpitë tuaja

Kuriozitete

Qetëson trurin dhe lufton stresin/ Shurupi “magjik” që mund ta përgatitni në shtëpitë tuaja

Publikuar

-

Trëndafili është një nga lulet që ka efekte shumë qetësuese për trurin e njeriut. Falë tij jo vetëm mund të përgatitim një parfum të mirë por gjithashtu pije që ndihmon në përmirësimin e gjendjes tuaj emocionale.

Petalet e trëndafilit janë përdorur kryesisht në mjekësinë popullore për të detoksifikuar dhe qetësuar gjithë organizmin. Shurupi i trëndafilit ofron qetësi shpirtërore dhe mendore duke luftuar stresin.

Receta e përgatitjes së shurupit të trëndafilave në shtëpi

Përbërësit:

Petalet e 10 trëndafilave

-250 gr sheqer

-1 l ujë

-Lëngu i një gjysme kokrre limoni

Përgatitja:

Përzieni në një tenxhere ujin me petalet e trëndafilave dhe lërini me kapak të mbyllur për 24 orë. Më pas, vendosni tenxheren në zjarr, shtoni aty sheqerin dhe pasi sheqeri të jetë tretur plotësisht shtoni lëngun e limonit. Lëreni të ziejë edhe për 5 minuta e më pas lëreni të ftohet dhe ruajeni në kavanoza në frigorifer. Kullojeni para se ta konsumoni.

Vlerat dhe përfitimet që merr shëndeti nga petalet e trëndafilit

-Petalet e trëndafilit luftojnë bakteret në mënyrë natyrale duke ndihmuar mirëqenien e lëkurës.

-Trëndafili përmban sasi të mëdha të vitaminës C që në vetvete është një antioksidant i fuqishëm.

Kjo vitaminë e rëndësishme ju ndihmon të kuroni dëmet e shkaktuara tek qelizat e lëkurës, si për shembull nga ekspozimi për një kohë të gjatë në diell. Merrni dy grushta me petale petale dhe zhytini në 100 ml me ujë. Pas 2 ose 3 orësh, shtypini petalet në ujë, filtrojeni dhe e keni gati për përdorim.

-Disa studime kanë treguar që uji i trëndafilit ndihmon në parandalimin e djegies nga dielli.

Trëndafili është plot vlera për ata që kanë një lëkurë të ndjeshme, sepse sheqernat tek petalet krijojnë një ndjesi të këndshme qetësimi tek lëkura.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Njerëz të lumtur, jetë e gjatë/ Vendet me kujdesin më të mirë shëndetësor në botë

Publikuar

-

Nga

Vendet me kujdesin shëndetësor më të mirë në botë janë Singapori, Japonia, Zvicra, Koreja e Jugut dhe Norvegjia. Shikojmë se çfarë renditet tjetër mirë. Singapori është zbuluar si vendi me kujdesin më të mirë shëndetësor në botë sipas Institutit Legatum , një qendër mendimi në Mbretërinë e Bashkuar që synon të heqë njerëzit nga varfëria.Tani […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Prapavija e Mërkurit në astrologji/ Shenjat e horoskopit që preken në dashuri

Publikuar

-

Nga

Kur ndodh prapavija e Mërkurit në vitin 2020? Në vitin 2020, Mërkuri shkon në prapavijë tre herë: 17 Shkurt – 10 Mars (tek Peshqit dhe Ujori) 18 qershor – 12 korrik (në Gaforre dhe Luan) 14 tetor – 3 nëntor (në Peshore dhe Akrep) Por, si ndikon kjo astrologji në horoskopin tuaj të dashurisë? Gjatë […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Seksi dhe udhëheqës/ Si performon shenja e akrepit në shtrat

Publikuar

-

Nga

Si është Akrepi kur bie në dashuri? Akrepi bie në dashuri kokë e këmbë. Ata janë  jashtëzakonisht të përkushtuar ndaj përtnerëve të tyre. Por ndonjëherë e shohin partneritetin si një pronësi. Ata njihen si shenja më pasionante e zodiakut ndaj janë shuëm të zjarrtë dhe të fortë. Cila është puna apo karriera që duhet të […]

LEXO TE PLOTE