Kryesore Show Biz
“Është një rrugë e gjatë, nuk është ikonë”/Këngëtarja e njohur i ul “hundën” Beyonce

Këngëtarja dhe aktorja e njohur e viteve 60′, Dionne Warwick vuri në dyshim statusin e Beyonces e cila konsiderohet si ikona e muzikës.
79- vjeçarja u shpreh në një intervistë për “Essence”:
“Kam një admirim ndaj Beyoncé- s dhe është e mrekullueshme të shohësh se si këngëtarja ka qenë e aftë të bëhet ajo që ka dashur të jetë dhe që është sot”.
Më tutje vazhdoi:
“Tani, të jetë vallë një ikonë e madhe si Gladys Knight, Patti LaBelle, Johnny Mathis, Frank Sinatra apo Sammy Davis Jr.? Dyshoj. E dua tmerrësisht shumë dhe e vlerësoj talentin e saj. Por statusi i ikonës? Është një rrugë e gjatë përpara.”
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania