Kuriozitete
“Fshihte telefonin, dhe dilte natën”/ 33 vjeçari zbulon tradhtinë e gruas pas dhjetë vitesh martesë

Nje histori e çuditshme ka ndodhur në Gjeorgji ku 33-vjeçari Seth Megow zbuloi se bashkëshortja e tij prej 10 vitesh, e tradhtonte përmes Facebook-ut dhe se sjellja e saj kishte nisur të ndryshonte.
Chrissy Megow kishte harruar llogarinë e saj hapur në kompjuterin e tyre dhe Seth gjeti mesazhe duke zbuluar se ajo e tradhëtonte prej 1 viti me dikë tjetër.
“Ne kishim një martesë të lumtur dhe i besonim njëri-tjetrit. U martuam kur ishin 19 vjeç, punuam bashkë kur ishim në kolegj, udhëtuam, bëmë 4 fëmijë të bukur, blemë shtëpi, kishim një marrëdhënie shumë të mirë dhe i mbështetëm ëndrrat e njëri-tjetrit”, u shpreh 33-vjeçari.
Seth tregoi se bashkëshortja kishte filluar ta mbante telefonin të kyçur dhe dilte natë vonë.
“Truri më thonte të shikoja faktet, ajo fshihte telefonin dhe disa herë në javë dilte natën. Por zemra më thonte se ajo kurrë nuk do më tradhëtonte”, tha Seth.
Burimi:https://ottawacitizen.com/news/world/man-finds-out-wife-is-having-multiple-affairs-after-peeking-at-her-facebook-account/wcm/59817a72-bea2-443d-83f9-af5e0f221367