Connect with Us

Ekskluzive-“Të ardhmen nuk e shoh në Shqipëri”/ Aktori shqiptar rrëfen sekretet e jetës së tij

Kryesore Show Biz

Ekskluzive-“Të ardhmen nuk e shoh në Shqipëri”/ Aktori shqiptar rrëfen sekretet e jetës së tij

Publikuar

-

Visjan Ukcenaj është një nga aktorët më të mirë të humorit shqiptar. Aktori shumë i dashur për publikun i ka dhënë shumë skenës së teatrit dhe të filmit.

Në një intervistë ekskluzive për CNA.al ai ka folur për marrëdhënien me djalin dhe të ardhmen e tij. Gjithashtu ai ka treguar disa sekrete të jetës dhe profesionit të tij dhe vjen me një mesazh shumë të rëndësishëm për prindërit e rinj.

Si e ke nisur karrierën tënde si aktor dhe cili ka qenë roli i parë?

Kur bëhet fjalë për karrierë në rastin tim fillon me shkollën sepse Akademia e Arteve në vetvete është si rrugëtim fillestar drejt një karriere. Nëse bëhet fjalë për rolin e parë në një skenë të vërtetë është Andrei Shipucin ndërsa në televizion kam luajtur për herë të parë në sketch show në 2011 dhe që nga ajo kohë nuk i jam ndarë televizionit po as filmit dhe teatrit.

Visjan ti je një nga aktorët më të preferuar për publikun shqiptar. Ke luajtur shumë role gjatë karrierës tënde. Cili është roli ku Visjani është më shumë vetvetja?

Rolet janë të bukura, janë si fëmijë për krijuesin. Unë kam krijuar shumë role e që dallojnë nga njëri-tjetri ku mund të përmend laçjanin dhe minoni. gjithashtu rolet si Mc fucker apo Hektori. Por ajo që më ka lënë mbresa dhe e dashuroj është Xheri në një kryevepër teatrale të quajtur Zoo Story.

Së fundmi të kemi parë edhe si këngëtar, në një dedikim për djalin tënd Divin? A është ky fillimi i një karriere të re apo thjesht do të jetë një kujtim i bukur për familjen tënde?

Ajo këngë është e disata që kam bërë por është unike për nga përmbajtja sepse është një dedikim dhe dhuratë për tim bir. Muzika është tashmë një fushë e cila zë tek unë vetëm vendin e pasionit dhe dëshirës për të bërë gjëra të veçanta.

Le të flasim pak për djalin tënd. Ai tashmë ka filluar të thotë fjalët e para? Cila është fjala e parë që ka thënë?

Djali është pothuaj 9 muajsh dhe ka filluar të nxjerrë tinguj të papërpunuar por vlen për tu përmendur fakti që për herë të parë ka thënë Baba (Qesh). Pa vetëdije por e ka thënë.

Sa kohë kalon me të dhe si është Visjani në rolin e babait?

Kaloj shumë kohë me të. Ai është gjithçka për mua. Është gëzimi dhe motive i jetës time. Në rolin e babait mund të them që nga 1-10 jam 27 (qesh). Luaj me të, argëtohem, i tregoj histori dhe çdo gjë për botën që e rrethon.

A e sheh të ardhmen e tij në Shqipëri apo jashtë?

Të ardhmen se shoh këtu të them të drejtën megjithëse asnjëherë si dihet. Jam pro racionalitetit duke parë e duke bërë. Rëndësi ka të jetë mirë me shëndet.

 

Me cilin nga aktorët e Duplex ke më shumë miqësi?

Miqësi kam me të gjithë. Me secilin prej tyre ruaj marrëdhënie dhe komunikim pas pune. Kemi projekte dhe ide për të ardhmen. Ndoshta mund të veçoja Julin dhe Cubin me të cilët kam bashkëpunuar dhe ndërvepruar më shumë jashtë punës.

A ke bërë ndonjëherë sherr me ndonjërin prej tyre?

Sherr nuk mund të them por debat patjetër që po. Ne punojmë në një punë të përbashkët që bëhet në grup dhe gjithmonë ka debat dhe diskutim por kryesorja është që jemi një ekip shumë i ngushtë me njëri-tjetrin.

Cili është mesazhi që do ju përcillje të gjithë prindërve të rinj?

Prindërve të rinj nuk dua tu them as më shumë as më pak se sa edukojini fëmijët tuaj që të bëhen më të mirë e më të sjellshëm që kur të rriten të jenë më të mirë, më të zgjuar dhe më të dashur se ne.

Intervistë e realizuar nga Enxhi Rapo dhe Anxhelina Elezaj/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: