Connect with Us

“Askush nuk më vlerësoi siç duhej”/ Jonida Maliqi flet për herë të parë pas performancës në Izrael

Kryesore Show Biz

“Askush nuk më vlerësoi siç duhej”/ Jonida Maliqi flet për herë të parë pas performancës në Izrael

Publikuar

-

Pas një muaji të gjatë me prova, deklarata për shtyp dhe finales emocionuese në Eurovizion, këngëtarja Jonida Maliqi ka rrëfyer disa detaje nga performanca në Tel Aviv.

Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në emisionin ‘Trokit’ në INtv ku përmendi pjesën që u komentua aq shumë, anglishtja e saj në intervistat e Eurovision.

Jonida pranoi se askush nuk e vlerësoi siç duhej, por u kapën pas detajeve.

‘Unë kam studiuar italisht, por anglishten nuk e kam perfekte, ndaj nuk më prekën aspak ato që u thanë për intervistat që dhashë. Nuk ka kriter në Eurovision që anglishtja duhet të ishte gjuha që do të flisnim, por unë e bëra me dëshirë’ , tha Jonida.

Ajo gjithashtu rrëfeu se ishte gati të hiqte dorë nga konkurrimi, dhe të nisej për në Shqipëri. Jonida tha ndër të tjera se në provat e para, ajo i kishte humbur shpresat, por çdo gjë mori një rrjedhë tjetër në kohë reale.

“Në provat e para skena ishte skandaloze, në një terr të plotë dhe vetëm pak drita të vogla. Mendova që të merrja avionin dhe të largohesha. Në fakt të gjithë ne si staf, menduam ashtu. Edhe në një intervistë për ‘WiwiBloggs’ isha duke qarë, dhe nuk isha aspak në terezi, doja vetëm të ikja sepse e pashë që ishte e vështirë”, rrëfeu këngëtarja.

“Por për pak orë çdo gjë ndryshoi, dhe ne e vazhduam sfidën”, përfundoi Jonida në studion e ‘Trokit’.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: