Connect with Us

“Do të përfundoni në gjëndje shoku”/ Metoda e rrezikshme për të ndaluar menstruacionet me…

Life Style

“Do të përfundoni në gjëndje shoku”/ Metoda e rrezikshme për të ndaluar menstruacionet me…

Publikuar

-

Një metodë e re e cila po përhapet në masë në Amerikë po rrezikon jetën e vajzave të reja. Sipas një infermiereje në Seattle pretendon se dy vajza të reja kanë përfunduar në spital këtë javë, pasi tentuan që ti jepnin fund periodave përpara kohe me tubin e një fshese korenti.

“Ekstraksioni menstrual” është një metodë, e cila përdorej në vitet 1970 për të bërë aborte në shtëpi, duke qenë se ato ishin të paligjshme në spitale. Në atë kohë, për ta realizuar atë përdorej një shiringë, një kanjulë (gyp thithës) dhë një kavanoz  Megjithatë kjo metodë, që ndryshe quhet “ME”, filloi të përdorej sërish në vitin 2016, kësaj rradhe me pretendimin se mund të ndalonte periodat para kohe. Dhe për më tepër, vajzat filluan që të përdornin tubat e fshesavevtë korentit për ta realizuar.

Ajo tha  vajzat e moshës 23 dhe 19 vjec, kishin shkuar në gjendje shoku në spital, pasi metoda që donin të përdornin për ndalimin e gjakderdhjeve, në fakt kishte bërë që atyre ti vinte një sasi shumë e madhe gjaku.

Infermierja që denoncoi rastet, shkroi në Twitter: “Po është e vërtetë, nuk e di çfarë marke të fshesave të korentit kishin përdorur por ishin realisht tuba vakumi. Duhet të dini që periodat tuaja kanë një gjakderdhje të caktuar, të cilën trupi mund ta tolerojë. Përdorimi i një tubi vakumi mund ta rrisë gjakderdhjen deri në 1000 herë më shumë, gjë që trupi nuk mund ta tolerojë dhe do të përfundoni në gjendje shoku.”

Ndërkohë doktor Adeeti Gupta tha në lidhje me këtë metodë: “Është një ide tmerrësisht e pasigurtë. Mund të çojë në dëmtime të rënda vaginale dhe në infeksione. Menstruacionet janë një proces aktiv dhe natyral, të cilat as nuk mund ti nxisësh as ti ndalosh. As mos e mendoni ta bëni. Fatmirësisht nuk ka raste që i shohim shpesh, megjithatë rastet e shokut që kam parë janë të rënda. Humbja e gjakut mund të jetë e madhe dhe dëmtimet vaginale të rënda.”

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Lëkurë e pastër dhe vezulluese/ 5 këshillat që duhet të ndiqni për një jetë të shëndetshme

Publikuar

-

Nga

Omega-3 ndihmon në luftimin e akneve Omega-3 janë acide yndyrore thelbësore që konsiderohen të shëndetshme për organizmin tonë në përgjithësi. Përfitimet e tyre të mundshme përfshijnë rritjen e shëndetit të trurit dhe zemrës, por ajo që ne duam të përqendrohemi tani janë përfitimet e omega-3 në lëkurën tuaj. Gjëja kryesore që ata mund të ndihmojnë […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Bindës dhe shumë të zgjuar/ Shenjat e horoskopit që dinë të luajnë më së miri rolin e prokurorit

Publikuar

-

Nga

Luani Njerëzit që i përkasin shenjës së Luanit dinë të bëjnë shumë mirë rolin e prokurorit shkëlqyeshëm për shkak të aftësive të tyre fantastike të njerëzve. Kur punoni në sistemin juridik, ju punoni me njerëz – firma juaj, klienti juaj, mbrojtësi kundërshtar dhe të gjithë në sallën e gjyqit. Juristët punojnë në emër të njerëzve […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

E thonë psikologët: 7 arsyet pse të mbash shok ish të dashurin është një ide e keqe

Publikuar

-

Nga

Nëse keni dyshime nëse duhet të qëndroni miq me ish-in tuaj, ky studim , i udhëhequr nga psikologë, do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë pse nuk është një ide e tillë e mirë të qëndroni miq me një ish. Bright Side iu ndihmon të kuptoni më mirë dobësitë e të mbeturit shok me ish-partnerin […]

LEXO TE PLOTE