Life Style
Largoni djersën nga trupi juaj/ Zbuloni disa nga mënyrat më efikase

Për shkak të temperaturave të larta është e pashmangshme djersitja. Edhe pse është në nga mënyrat natyrale për të liruar trupin nga toksinat. Ndodh që disa njerëz djersijnë pak dhe disa të tjerë shumë, por kjo ka të bëjë me një çrregullim që quhet hiperhidrozë. Disa nga shkaqet patologjike te djersitjes së tepërt janë: Hipoglukemia, ankthi, depresioni, HIV-i, apo çrregullimet me gjëndra.
Por ja disa mënyra që mund t’iu shpëtojnë nga djersitja:
Aplikoni deodorant- Sigurisht që aplikimi i deodorantit është i domosdoshëm. Aplikojeni atë që në mëngjes, në mënyrë që të parandaloni djersitjen e tepërt gjatë ditës.
Shmangni ushqimet pikante- Disa ushqime siç janë specat dhe erëza të tjera përmbajnë vajra, të cilat stimulojnë gjëndrat e djersës dhe i japin trupit aromë të pakëndshme. Qepa dhe hudhrat gjithashtu shkaktojnë aromë të keqe në trup.
Zvogëloni konsumimin e kafesë- Kafeja mund të jetë arsyeja, që ju jeni duke u djersitur shumë, prandaj shmangia e konsumimit të shpeshtë të kafesë mund ta zvogëlojë prodhimin e djersës.
Konsumoni shumë ujë- Uji është shumë i dobishëm për çdo proces në organizëm. Ai e ushqen lëkurën dhe e hidraton atë.
Nëse krijoni shprehi të konsumimit të ujit atëherë krahas efekteve të tjera pozitive, ju do të djersiteni më pak dhe do të ulni temperature e trupit.
Humbni peshë- Yndyra e tepërt e trupit vepron si stimulues i gjëndrave që prodhojnë djersë.
Sa më shumë dhjam që keni aq më shumë do të djersiteni, për këtë arsye humbja e peshës është shumë e mirë për shumë procese në organizëm.