Connect with Us

Nga dhimbjet mensturale tek kujtesa/ Zbuloni benefitet e sherebelës

Life Style

Nga dhimbjet mensturale tek kujtesa/ Zbuloni benefitet e sherebelës

Publikuar

-

Sherebela është një bimë e përdorur prej shekujsh si në gatim ashtu edhe në mjekësinë tradicionale. E pasur me ushqyes dhe veti terapeutike, ajo mund të përdoret për të parandaluar dhe trajtuar dhjetëra sëmundje shëndetësore.

Përbërësit e shumtë që gjenden në sherebelë tregojnë se ka një spektër të gjerë të virtyteve terapeutike, të tilla si stimulimi i oreksit, tonik, antiseptik, antispazmatik, anti-inflamator, rigjenerues dhe shërues.

Dhimbjet menstruale. Sherebela është e shkëlqyer për lehtësimin e simptomave të sindromit premenstrual, të tilla si dhimbje barku. Nëse merret në formën e një çaji gjatë ditëve që paraprijnë ciklin, ajo do të lehtësojë simptomat.

Sëmundjet reumatike. Falë efekteve të mëdha anti-inflamatore, sherebela është një alternativë e shkëlqyer për të lehtësuar sëmundjet reumatike si artriti. E marrë në formën e çajit bimor, ajo ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga reumatizmi dhe artriti.

Tretja dhe aciditeti. Sherebela ndihmon për të zvogëluar formimin e gazrave të zorrëve, veçanërisht nëse merret pas ngrënies. Ajo ka vlera që mund të lehtësojnë tretjen, duke parandaluar dispepsinë dhe aciditetin në stomak.

Antiseptik. Është e shkëlqyer për trajtimin e plagëve dhe prerjeve. Përmbajtja e pasur e saj parandalon infeksionet dhe nxit shërimin. Ajo ka gjithashtu vlera antibakteriale që e bëjnë të dobishme për faringun dhe gingivet.

Ul sheqerin në gjak. Sherebela është e shkëlqyer për uljen e niveleve të glukozës në gjak. Nëse merret rregullisht në formën e çajit bimor, është veçanërisht e dobishme për pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Përmirëson kujtesën. Sherebela ka veti neuroprotective dhe rigjeneruese të kujtesës. Ajo gjithashtu stimulon përpunimin e informacionit tek njerëzit me Alzheimer. /Burimi: agroweb

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

“Facebook dhe Google janë një kërcënim për të drejtat e njeriut”

Publikuar

-

Nga

Amnesty International, organizata e njohur per të drejtat e njeriut, thotë se Facebook dhe Google paraqesin një kërcënim sistematik për të drejtat e njeriut. Konkretisht,  “Amnesty” është e shqetësuar me “mbikëqyrjen e përhapur” të kompanive. Në një raport të ri , organizata paralajmëron kundër asaj që e quan “mbikëqyrje të gjithëpranishme të miliarda njerëzve” dhe bën […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Nga s**** me kafshët tek vrasja e bashkëshortit/ Zbuloni 9 ligjet më të çuditshme në botë që nuk i dinit

Publikuar

-

Nga

Ka shumë rregulla dhe ligje që duhet të ndjekim. Por disa vende nëpër botë kanë ligje kaq të çuditshme, sa është e vështirë të besosh se ato janë reale apo edhe të domosdoshme.  Ja 9 prej tyre që nuk i dinit: 1. Seks me kafshët Në Liban burrat lejohen të bëjnë seks me kafshë, me kusht […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

“Pasi të martoheni, marrëdhënia juaj do të shndërrohet”/ I dinit gabim, ja 7 mite rreth lidhjeve që nuk duhet t’i besoni

Publikuar

-

Nga

Gjithnjë kanë thënë se pasi të martoheni, marrëdhënia juaj do të ndryshojë. Por ky është vetëm një mit!  Mos lejoni që ajo që thonë të tjerët, të ndikojë në marrëdhënien tuaj me partnerin! Këto ide janë aq të gabuara sa besimi në to krijon probleme aty ku nuk ka. Këtu keni 7 mitet që keni […]

LEXO TE PLOTE