Connect with Us

Ruajuni ditëve të nxehta të verës/ 10 këshillat që duhet t’i zbatoni patjetër

Kuriozitete

Ruajuni ditëve të nxehta të verës/ 10 këshillat që duhet t’i zbatoni patjetër

Publikuar

-

Edhe pse është një nga stinët më të preferuara të njerëzve, vera sjell shumë anë negative në shëndetin e njeriut.

Instituti Kombëtar listoi 10 këshilla për të  mbrojtur shëndetin e personave të moshuar veçanërisht ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike, e të cilat janë:

1-Personat e moshuar asesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet;

2-Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të hapura.

3-Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose qaji; po ashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale.

4-Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barnave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial.

5-Paraqitja e kokëdhembjes, mundimit, marramendjes dhe dehidrimit, tharjes së gojës dhe lëkurës, janë shenja alarmante për të moshuarin, sidomos kur është i sëmurë dhe ka paaftësi funksionale; atëherë doemos i sëmuri geriatrik duhet të lajmërohet tek mjeku i tij familjar ose në qendrën më të afërt emergjente.

6-Anëtarët e familjes, miqtë, fqinjët dhe anëtarët e OJQ-ve të cilët kujdesen për të moshuarit gjatë muajve të nxehtë të verës duhet doemos më shpesh të kontaktojnë me të moshuarit, e në raste të paaftësive funksionale edhe disa herë gjatë ditës.

7-Në rast se del jashtë shtëpisë/banesës ku jeton, i moshuari duhet detyrimisht të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues, i cili mund të kontaktohet lidhur me këtë person të moshuar.

8-Më e rëndësishmja është mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të ambientit të të moshuarit, si dhe mbikëqyrja e përdorimit të barnave në mënyrë të rregullt.

9-Është i domosdoshëm aktiviteti fizik dhe psikik i të moshuarit, sidomos ecja e vazhdueshme në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje, qëndrimi sa më i gjatë në natyrë.

10-Nëse i moshuari ka vështirësi për të lëvizur për shkak të pamjaftueshmërive funksionale, atëherë duhet bërë ajrosjen shumëorëshe të hapësirave ku qëndron i moshuari.

Aktualitet

Nuk pushojnë duke folur/ Cilat janë shenjat më “llafazane” të horoskopit?

Publikuar

-

A bëni pjesë edhe ju në listën e llafazanëve më të mëdhenj në horoskop?

Zbulojeni më poshtë .

Binjakët

Binjakët mendojnë shumë. Në çdo tavolinë ata janë personat që flasin më shumë dhe ju mund ta dalloni lehtësisht një Binjak në bisedë e sipër.

Shigjetari

Personat e lindur në kët shenjë janë të sinqertë dhe entuziastë. Në bisedë kërkojnë protagonizëm dhe janë plotë me humor. Mos prisni kurrë një Shigjetar të heshtur.

Peshqit

Për Peshqit çdo gjë është një shfaqje. Ata pëlqejnë të tregojnë histori, të bëjnë demonstrime madhështore dhe të kënaqin turmat. Impulsiv dhe elokuentë, të lindurit në shenjën e Peshqve do thonë çfarë ju vjen në mendje. Ata thjesht nuk i mbajnë dot gjërat përbrenda dhe kjo reflektohet më së miri në një bisedë. Prisni debate të forta dhe të gjata me ta sepse e kanë pasion.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U rrëmbye në moshën 4 vjeçare/ “FaceApp” bën mrekulli, i kthen familjes djalin që kërkonte prej 18-vitesh

Publikuar

-

Ditët e fundit aplikacioni “FaceApp” ka qënë në qëndër të vëmendjes për shkak se tregonte si do dukeshin njerëzit të plakur dhe me rrudha dhe disa e cilësojnë këtë aplikacion si të rrezikshëm pasi ai vjedh informacionet e njerëzve.

Por pasi të lexoni këtët histori do të kuptoni se ai mund të shërbejë më së miri në gjetjen e njerëzve.

“The Sun” ka publikuar historinë e një 21-vjeçari, i cili ishte rrëmbyer në moshën 4-vjeçare.

Yu Weifeng, 21 vjeç, u bashkua me familjen e tij dy ditë më parë pasi policia arriti të përdorte teknologjinë për të parashikuar se si do të dukej ai tashmë i rritur.

Kur e gjetën, ai refuzoi të besonte se  ishte një fëmijë i rrëmbyer, por ADN-ja e konfirmoi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndryshimi drastik i fotove të dasmës/ Ja trendi më i ri që po i “çmend” çiftet

Publikuar

-

Duket se trendet e dasmave nuk do të qëndrojnë kurrë të njëjtat ku më i fundit është duke pozuar për kamerën dhe duke nxjerrë sa më shumë tym nga cigarja elektronike.

Dukej se askush nuk e besoi, por foto të tilla po përhapen masivisht në Twitter ku nuk mungojnë komentet e njerëzve, të cilët pyesin për qëllimin e një fotoje të tillë.

Per me teper shikoni fotot e meposhtme.

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE