Connect with Us

Aksidentohet moderatorja shqiptare/ Në makinë, edhe vajza e saj 3 vjeçare

Kryesore Show Biz

Aksidentohet moderatorja shqiptare/ Në makinë, edhe vajza e saj 3 vjeçare

Publikuar

-

Moderatorja e ‘Ditë e Re’ në Ora News Dajana Shabani, është aksidentuar dje rreth orës 12 të mesditës,në autostradën Tiranë-Durrës, km i parë, teksa ngiste makinën e saj, tip fuoristradë.

Gjatë rrugës, mësohet se Dajanës i pritet rruga nga një makinë, tip audi, shoferi i së cilës duket se nuk e pa fare makinën e prezantueses, në të djathtë të tij.

Audi drejtohej nga një djalë rreth 22 vjeç dhe në makinën e Dajanës ndodhej edhe vajza e saj 3-vjeçare dhe një mikeshë e moderatores.

Për të shmangur përplasjen me makinën tjetër, sipas vetë fjalëve të prezantueses, ajo del nga rruga duke u përplasur kështu disa herë me pengesat anash saj.

Sipas Dajanës dhe dëshmitarëve prezente, ka qenë menaxhimi me kujdes i makinës nga ana e moderatores, ai që ka bërë të mundur shmangien e tragjedisë, pasi frenimi do kishte qenë fatal.

Fatmirësisht, asnjë nuk ka pësuar lëndime, përveç makinës së prezantueses, e cila është dërguar më pas për riparim./Burimi:oranews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: