Connect with Us

Kanceri ovarian/ Ja simptomat që nuk duhen injoruar

Life Style

Kanceri ovarian/ Ja simptomat që nuk duhen injoruar

Publikuar

-

Kanceri është një nga sëmundjet që po vret më shumë njerëz në botë. Një ndër llojet më të përhapura tek gratë është kanceri ovarian.

Ky lloj kanceri ndodh kur qelizat ovale bëhen malinje dhe më pas kthehen në tumore, ndaj dhe kontrrolli mjekësor duhet të jetë më i shpeshtë tek gratë që janë para menopauzës ose të grupmoshave 30-40 vjeç.

Ja disa nga simptomat që nuk duhet t’i injoroni:

-Ënjtje në stomak

Nëse ju përjetoni një ënjtje të vazhdueshme të stomakut, e cila zgjat më shumë se tre javë, mund të jetë një simptomë e hershme e kancerit ovarian, edhe pse simptoma të tilla mund të tregojnë shumë probleme stomaku. Sidoqoftë, nëse gjendja zgjat për një kohë të gjatë, atëherë vizitoni mjekun.

– Dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut

Konsideroni të gjitha fushat e dhimbjes, mund të ndjeni dhimbje menstruale në pjesën e poshtme të stomakut, në rajonin e gjoksit, ndoshta edhe në pjesën e poshtme të shpinës. Ndërsa dhimbja e njëjtë gjatë menstruacioneve është normale, dhimbja e vazhdueshme që ju shoqëron dhe pas menstruacioneve përsëri, më shumë se tre javë, mund të jetë një shenjë e hershme e kancerit ovarian. Kjo simptomë është veçanërisht e rëndësishme për gratë para menopauzës, pasi problemet menstruale mund të zgjasin më shumë se zakonisht.

-Humbja të oreksit

Nëse vëreni një rënie të ndjeshme në oreksin tuaj për më shumë se tre javë, bisedoni me mjekun tuaj. Megjithëse kjo mund të jetë një shenjë e një sërë problemesh të stomakut, zorrëve, por mund të nënkuptojë gjithashtu kancer ovarian.

– Rritja e nevojës për urinim

Nëse keni urinim të shpeshtë edhe nëse nuk keni pirë lëngje gjatë ditës, atëherë kjo mund të jetë shenjë e një faze të hershme të kancerit ovarian.

Të gjitha këto simptoma mund të jenë shpesh të gabuara, pasi mund të jenë pjesë e problemeve me traktin gastrointestinal. Nëse ndonjë nga këto simptoma nuk i keni pasur më herët, është e rëndësishme të monitoroni frekuencën dhe kohëzgjatjen e tyre. Nëse ato nuk zhduken pas tre javësh ose më gjatë, shkoni për kontroll te mjeku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Nuk arrijnë dot t’i fshehin emocionet/ 4 fakte interesante që nuk i dinit rreth shenjës së Gaforres

Publikuar

-

Nga

Gaforret kanë tendëncën të analizojnë çdo situatë. Gaforret janë shumë kuriozë dhe duan të dinë çdo gjë rreth gjithçkaje. Kur duhet të marrin një vendim të rëndësishëm ata janë në agoni për orë, ditë apo edhe javë të tëra duke peshuar anët negative dhe pozitive të këtij vendimi. I frikësohen shumë refuzimit nga njerëzit që […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Manipulues dhe kokëfortë/ Tiparet më negative për çdo shenjë të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Dashi Demi ka tendencën që ti bëjë gjërat në mënyrë shumë impulsive për shkak se edhe si natyrë është shumë impulsive. Nëse diçka nuk ka të bëjë me idenë e tyre atyre nuk u intereson aspak kjo gjë. Demi Ata janë shumë posesivë, materialist dhe dembelë. Ndonjëherë duhet forcë tu mësosh atyre rregullat pasi janë […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Nuk kursejnë aspak/ 3 faktet që nuk i dinit rreth shenjës së Demit

Publikuar

-

Nga

Një nga tiparet më të mira të Demit është se janë shumë të qetë. Në përgjithësi Demi është një nga shenjat më të qeta të zodiakut. Tokai  ndihmon ata që të qëndrojnë të qetë në situata stresuese. Nuk është  një shenjë dembele Ata punojnë shumë për të qenë në gjendje të jetojnë jetën me luksin […]

LEXO TE PLOTE