Connect with Us

Nga humbja e peshës tek parandalimi i kancerit/ Njihuni me benefitet e përdorimit të manaferrave

Life Style

Nga humbja e peshës tek parandalimi i kancerit/ Njihuni me benefitet e përdorimit të manaferrave

Publikuar

-

Manaferrat nuk janë vetëm një nga frutat më të shijshme në botë, por janë gjithashtu një nga më të shëndetshmet për trupin tonë. Vetitë e tyre ushqyese na ndihmojnë të humbim peshën, të forcojmë eshtrat dhe të parandalojmë kancerin.

Një racion manaferrash të freskëta në ditë na siguron sasi të mjaftueshme ditore të proteinave, kalciumit, kaliumit dhe vitaminës B9. Për më tepër, ato janë të pasura me antioksidantë natyrorë, fibra të tretshëm, acid folik dhe vitaminë C. Manaferrat përmbajnë gjithashtu bioflavonoide, të aftë për të neutralizuar efektin negativ të radikaleve të lira në trup dhe të detoksifikojnë trupin, duke parandaluar plakjen e parakohshme.

Përfitimet kryesore që sjell konsumi i manaferrave:

– Studime të ndryshme kanë treguar se manaferrat mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të gjirit, prostatës dhe kolorektal. Fitonutrientët e saj reduktojnë stresin oksidativ dhe inflamacionet që ndryshojnë zhvillimin e qelizave të kancerit.

– Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të tilla si katarakti, glaukoma dhe verbëria.

– Disa lëndë ushqyese që gjenden tek manaferrat ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, përmirësimin e rezistencës së kapilarëve dhe stimulimin e qarkullimit të gjakut.

– Manaferrat janë të pasura me acid folik, që është veçanërisht i dobishëm për gratë shtatzëna, pasi është një lëndë ushqyese themelore për një zhvillim të shëndetshëm të fetusit.

– Manaferrat ndihmojnë për parandalimin e diabetit, ndërsa fibrat që gjenden në to mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.

– Konsumi i shpeshtë i tyre ndihmon për të trajtuar kistet dhe mbajtjen e lëngjeve, një përfitim që gjithashtu ndihmon në promovimin e humbjes së peshës.

– Vitamina C që përmbajnë manaferrat ndihmojnë në forcimin e imunitetit./Burimi:agroweb

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Shëndeti, dashuria, puna/ Zbuloni çfarë ka parashikuar horoskopi për ju këtë javë

Publikuar

-

Nga

Dashi Nuk ka elementë shqetësuese, por as yjet që portretizojnë pasione të mëdha ose zgjidhje dashurie. E enjtja është një ditë për të mbajtur nën kontroll nëse dikush dëshiron të përfundojë një marrëveshje, një martesë ose një bashkëjetesë, por nuk ka nevojë të nxitoni nëse nuk jeni i bindur. Gjysma e dytë e javës më […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Çfarë i nevrikos më së shumti shenjat e horoskopit/ Zbulojeni tani

Publikuar

-

Nga

Ndonjëherë ju qëllon që të nevrikoseni shumë me dikë. Ndërsa të tjera herë ndodh e kundërta që dikush tjetër nevrikoset me ju. Por ka gjëra sipas astrologjisë që disa nga shenjat e horoskopit mund të vërejnë dhe ka disa shenja që nuk i vënë fare re këto gjëra. Më poshtë do të zbuloni se cili […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Ejlyl do të vrasë Kemalin/ Ja çfarë do të ndodhë sot në serialin “Lule të vetmuara”

Publikuar

-

Nga

Defne shfrytëzon djemtë kur mëson për ngjarjen me vajzat e jetimores. Babai i Serkanit vendos të japë ndihmën e tij në jetimore për të shlyer gabimin që bënë djemtë. Vajzat e jetimores mbeten të urita në kolegj. Meral vjedh paratë e shokut të klasës. Ai e akuzon para të gjithëve. Serkan ndihmon Meralin duke dhënë […]

LEXO TE PLOTE